×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    McDonalds shkarkon shefin ekzekutiv shkaku i lidhjes me punëtoren

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Kompania e njohur botërore e ushqimit, McDonald’s, e ka shkarkuar shefin ekzekutiv të saj, Steve Easterbrook, pasi ai kishte hyrë në një lidhje intime me një punëtore.

    Gjiganti amerikan i ushqimit të shpejtë njoftoi se kjo lidhje ishte krijuar me pëlqimin të dyanshëm, por se Easterbrook i ka shkelur rregullat e kompanisë dhe ka shfaqur gjykim të dobët.

    Në një letër dërguar stafit të kompanisë, biznesmeni britanik e pranoi se kishte hyrë në lidhje me punëtoren dhe tha se kjo gjë ishte gabim.

    “Duke marrë parasysh vlerat e kompanisë, unë pajtohem me bordin se është koha të largohem”, shkroi ai.

    Easterbrook, 52 vjeç, është i divorcuar. Ai fillimisht kishte punuar si menaxher i restorantit McDonald’s në Londër në vitin 1993 para se të merrte pozitë më të lartë në kompani më vonë. Në vitin 2015, ai u zgjodh shef ekzekutiv i rrjetit të famshëm.

    Rregullat e kompanisë ua ndalojnë menaxherëve që të kenë marrëdhënie romantike me vartësit e tyre.

    Detyrën e shefit ekzekutiv të kësaj kompanie tashmë do ta marrë Chris Kempczinski, i cili deri tash ka shërbyer si shef i McDonald’s-it për Shtetet e Bashkuara, shkruan “BBC”.

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Dhjetor 2023
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të premten se i ka thënë presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, se ka...
    Bota/Rajoni01 Dhjetor 2023
    Numri i palestinezëve të vrarë që nga përfundimi i armëpushimit ka arritur në 109, Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë...
    Bota/Rajoni01 Dhjetor 2023
    Fitorja e së djathtës ekstreme u konfirmua zyrtarisht sot në Holandë, teksa lideri i saj Geert Wilders po lufton për të formuar...
    Të tjera
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banorët e Big Brother VIP Kosova, Blerando dhe Ganiu mbrëmë kanë debatuar me njëri-tjetrin. Blerando e pyeti se a mendon ai që...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Shqipja ka argumentuar me banorët e tjerë se “thënia ‘në kuadër të lojës’, nuk është asgjë...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Lindita i ka treguar Albës për një situatë të ‘sikletshme’ që i kishte ndodhur me Lumbardhin....
    Vip01 Dhjetor 2023
    Adri dhe Edona janë kapur me Azemin, pas kurthit që ai dhe Blerando ia thurën banorëve. Si Adri po ashtu edhe Edona,...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banorët e Big Brother VIP Kosova, Lumbardhi dhe Alby kanë treguar mbrëmë se kush nga banorët mendojnë se janë fallco. Teksa bisedonin,...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banorët e Big Brother VIP Kosova, Blero dhe Edona kanë debatuar ashpër mbrëmë. Blero ia ka ngritur zërin Edonës për shkak se...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.