[wp-story]

Bota/Rajoni

Mbytet varka/ 12 refugjatë të vdekur, dhjetëra të tjerë të zhdukur në Jon

Mbytet varka/ 12 refugjatë të vdekur, dhjetëra të tjerë të zhdukur në Jon
14:30 | 11 Janar 2020

12 emigrantë janë gjetur të vdekur, ndërsa 21 të tjerë janë shpëtuar deri më tani nga rojet bregdetare greke, në një anije që është mbytur në ujërat e detit Jon.

Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet. Sipas informacioneve paraprake, në varkë po udhëtonin rreth 100 emigrantë, por lajmi mbetet ende për t’u konfirmuar, ndërsa hetimet kanë nisur.

Roja Bregdetare Greke ka marrë një informacion në orën 09:15 me orën lokale, të mëngjesit të kësaj të shtune. 4 anije tregtare, 6 anije të Rojës Bregdetare greke dhe një helikopter kanë nisur kërkimet në det për të mbijetuar të tjerë, ndonëse kërkimet janë vështirësuar për shkak të detit me dallgë dhe erës së fortë.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera