Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllja ka sjellë përmirësim të cilësisë së ajrit për 50 për qind në Kosovë

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Migjen Shala, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka folur për ndikimin e faktorëve në cilësinë e ajrit.

    Shala tha se stina e dimrit ndikon në cilësinë e ajrit.

    “Janë dy faktorë që ndikojnë në cilësinë e ajrit. Janë faktori njeri në periudhën e dimrit dhe kushtet klimatike janë të pafavorshme për ajrin. Dhe këta dy faktorë, sa herë që vjen puna e dimrit, e vështirësojnë gjendjen me cilësi të ajrit”.

    Ai shtoi se nëse institucionet iu përmbahen standardeve, cilësia e ajrit do të përmirësohet.

    “Ministria e Ambientit po i kryen obligimet e veta, konkretisht Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bashkë me Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit, ku po bën monitorimin e cilësisë së ajrit përmes termostacioneve të cilët janë edhe në kohë reale ku mund t’i qaset informacioneve secili qytetar që do. Ne si ministri i kemi obliguar secilin institucion që t’i plotësojë standardet. Në këtë rast, p.sh. Ministria e Tregtisë që të kontrollojë cilësinë e derivateve, Ministria e Transporteve të kontrollojë shkarkimin e gazrave, si dhe termocentralet t’i respektojnë standardet me shkarkime”, tha ai për Klan Kosova.

    Shala, ndër të tjera, tha se mbyllja e ka përmirësuar cilësinë e ajrit për 50 për qind.

    “Nëse secili institucion i kryen obligimet e veta, do të ndryshojë edhe cilësia e ajrit. Gjatë mbylljes kemi pasur për 50 përqind përmirësim të gjendjes dhe cilësisë së ajrit. Nëse do të ndodhte edhe një mbyllje, do të kishim një përmirësim të cilësisë së ajrit”.

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2023
    Diplomati i karrierës, Agron Maloku ka paditur Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) që udhëhiqet nga Donika Gërvalla. Padia e...
    Lajme31 Mars 2023
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media, ku është theksuar se brenda dy vitesh qeverisje nga Albin Kurti,...
    Lajme31 Mars 2023
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë...
    Të tjera
    Lajme31 Mars 2023
    Kuvendi i Kosovës do të bashkëpunojë me Ambasadën Zvicerane në Kosovë, e cila me anë të një projekti do t’i ndihmojë deputetët...
    Lajme31 Mars 2023
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë se është i gatshëm për t’u përballur me çdo lloj skenari gjatë zgjedhjeve lokale...
    Bota/Rajoni31 Mars 2023
    Ukraina nuk do t'i falë kurrë ushtarët rusë përgjegjës për krimet në Bucha, tha Volodymyr Zelensky gjatë përkujtimit të përvjetorit të rimarrjes...
    Kronika31 Mars 2023
    Në Ferizaj është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka shkuar në vendin e punës të një gruaje dhe ia ka marrë...
    Lajme31 Mars 2023
    Policia e stacionit në Shtërpcë, veç aktiviteteve rutinë dhe atyre të planifikuara, bazuar në planin aktiv “Mbrojta e Pyjeve”, pas disa informacioneve...
    Lajme31 Mars 2023
    Zyrtari i Gjendjes Civile në Fushë Kosovë, Latif Ibrahimi është deklaruar i pafajshëm, të premten në shqyrtimin fillestar, në rastin ku po...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.