×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mbyllet sërish Europa, kudo shpërthime lokale të pandemisë

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Shumë vende në Europë i zbutën masat kufizuese në luftë kundër virusit Corona. Por në të njëjtën kohë pandemia ka shpërthyer në disa vatra. A duhet të vihet alarmi e çfarë duhet bërë për të kontrolluar gjendjen?

    Kur gazeta “New York Times” ka shkruar ndonjëherë për Gütersloh, këtë e ka bërë vetëm, kur binte fjala për fondacionin e njohur në botë, Bertelsmann që e ka qendrën në këtë qytet. Por për shkak të shpërthimit të pandemisë në thertoren Tönnies, Gütersloh u fut në kryetitujt e mediave ndërkombëtare. Nga 7000 punonjës të testuar, 1550 janë testuar pozitivisht me virusin. Edhe në rajone të tjera gjermane ka pasur disa vatra të reja shpërthimi. Në Neukölln, Berlin pas rritjes së infeksioneve, 370 familja u futën në karantinë. Në Göttingen 120 vetë të infektuar bënë të izolohej një kompleks pallatesh.

    Shpërthime lokale kudo

    Vatra të tilla të shpërthimit të ri të pandemisë, që njihen edhe si “Cluster” ka kudo në Europë, tani që po lirohen masat kufizuese në shumë vende. Shpesh brenda familjeve, në gastronomi apo firma. Në Angli në një pulari në Anglesey u testuan 158 punëtorë pozitivisht me virusin. Edhe në fabrika të tjera në Angli ka pasur raste të tilla. Në një azil pleqsh në Austri në dy javët e para të qershorit ndërruan jetë disa banorë pas një infektimi me Corona. Në Vjenë dhe Austrinë e poshtmë 70 punonjës të shërbimit të paketave u testuan pozitivisht me virusin. Izraeli po ashtu pas lirimit të menjëhershëm të masave në maj i trembet një vale të dytë infektimi. 200 shkolla nga 500 në të gjithë vendin janë mbyllur.

    Peter Klimek nga Universiteti Mjekësor i Vjenës, pjesë e ekipit këshillues të qeverisë austriake, thotë,se në rastet e shpeshtuara të rritjes së infektimeve luan rol lloji i vatrës së infektimeve. “Nëse kemi të bëjmë me grupe të vogla të infektuara, atëherë kjo nuk është shumë shqetësuese, sepse mund ta ndjekim zinxhirin e kontakteve.” Por puna ndryshon, kur ka shpërthim pandemie pas një evenimenti të madh. “Nëse pas një aktiviteti të madh krijohet një vatër infektimesh, zbardhja dhe ndjekja e zinxhirit të kontakteve është shumë më e vështirë.”

    Pra ka një dallim, nëse rastet vijnë nga një vatër e vetme, thotë Klimek. “Apo nëse kemi 50 raste infektimi që secili pavarësisht nga tjetri në pjesë të ndryshme të vendit shkojnë tek mjeku me simptoma.” Nëse brenda një kohe të shkurtër shfaqen disa vatra, ku nuk mund të ndiqen më kontaktet, kjo mund të mjaftojë për ta futur sërish një vend në masat kufizuese të “lockdown-it”.

    Masat më të rëndësishme

    Sipas Klimek në raste të shpërthimeve lokale kanë rëndësi katër masa kryesore: Identifikimi i rasteve, gjurmimi i kontakteve, testimi dhe trajtimi. Kontaktet e të infektuarve duhet të ndiqen shpejt, të izolohen të infektuarit, të trajtohen dhe të testohen njerëzit në ambientin e të infektuarit, sipas ekspertit.

    Por jo gjithkund mjaftojnë këto katër hapa për të pasur sukses. Në Bullgari për shembull qeveria u detyrua pas rritjes së infektimeve të vendosë sërish detyrimin e maskës, pasi ai u hoq në mesin e qershorit. Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu paralajmëroi popullsinë për shkak të rritjes së infektimeve. “Nëse ne nuk e ndryshojmë menjëherë sjelljen tonë në drejtim të mbajtjes së maskës dhe distancës, atëherë kundër vullnetit tonë do të rikthehemi në gjendjen e mbylljes.” Në Luksemburg qeveria përpiqet me teste masive të pengojë një valë të dytë infektimi. 600.000 banorët e vendit dhe 300.000 që kalojnë kufirin përkohësisht duhet të testohen rregullisht për të identifikuar zinxhirët e infektimit.

    Nuk ka një komplet masash që të mbrojnë me siguri nga pandemia. Ka një përzierje masash të ndryshme, thotë eksperti Klimek: ruajtja e distancës, rregullat e higjienës, kufizimi i kontakteve. Tani dihet se mbyllja e shkollave dhe gastronomisë ka pasur një efekt të ngadalësimit të pandemisë. Këtu bëjnë edhe maskat. Sa më herët të zbatohen masat, aq më efektive janë ato, thotë Peter Klimek/DW.

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Dronët ukrainas kanë goditur një sistem të mbrojtjes ajrore S-400 Triumph pranë qytetit rus të Belgorodit. Mediet ukrainase raportojnë se sulmi është...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    60-vjeçari i arrestuar javën e kaluar për vrasjen e reperit Tupac Shakur doli për herë të parë në gjykatë të mërkurën në...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Një varkë prej druri e mbushur me 280 njerëz që mbërriti në ishullin Kanarie të El Hierro mendohet të jetë anija më...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2023
    Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock nesër do të vizitojë Shqipërinë ku do të takohet edhe me ministrat e jashtëm të Kosovës...
    Lajme04 Tetor 2023
    Policia dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin me mallra. Në rrugën malore të fshatit Malinë të Maqedonisë së Veriut që lidhet...
    Sport04 Tetor 2023
    Trepça ka fituar ndaj Tindastollit në kualifikimet për FIBA Europe Cup. Mitrovicasit fituan me rezultat 69:77. Mikaile Tmusic me 22 pikë dhe...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina do të bëjë gjithçka për të ruajtur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës në...
    Vip04 Tetor 2023
    Aktorja Julia Ormond e ka paditur producentin Harvey Weinstein për sulm seksual. Në padinë e ngritur të mërkurën dhe të siguruar nga...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Senati amerikan ka miratuar emërimin e James O’Brien si Ndihmës-Sekretar i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike. O’Brien ka fituar besimin e 67...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.