×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllet për publikun seanca ndaj Salih Mustafës në Hagë

    FrontOnline
    14 Dhjetor 2020

    Një pjesë e seancës së tretë statutore për rastin e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa po vijon e mbyllur për publikun, me kërkesë të avokatit. Aty do të diskutohen materialet që mbrojtja i ka pranuar nga Prokuroria. Në fillim të seancës, Zyra e Prokurorit të Specializuar deklaroi se faza gjyqësore duhet të filloi në mars të vitit 2021.

    Në Gjykatën Speciale në Hagë është duke u mbajtur seanca e tretë mbi ecurinë e çështjes së Salih Mustafës, ndaj të cilit ka aktakuzë për krime të pretenduara të luftës. Mustafa po e ndjek seancën nga qendra e paraburgimit përmes video-lidhjes.

    Prokurori Cezary Michalczuk duke folur për procesin e nxjerrjes së provave, tha se duhet sa më parë të përfundojë faza paragjyqësore dhe në pranverë të vitit të ardhshëm të nisë gjykimi.

    Michalczuk: Në mars 2021 të kalohet në fazën gjyqësore ndaj Salih Mustafës

    “Prokurori synon që të përfundojë fazën paragjyqësore të procedurës nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe të kalojë në fazën gjyqësore sa më shpejt që është e mundshme dhe pas kësaj të dorëzojë dosjen e vet paragjyqësore. Duke pas këtë që e thash parasysh, duhet të gjithë të kemi si datë të synuar për fillimin e gjykatës diku marsin 2021”,tha ai.

    Prokurori tha se do të dorëzojnë dosjen paragjyqësore më 15 shkurt të vitit 2021.

    Ai tha se më 1 dhjetor, Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka dorëzuar mbrojtjes materialet lidhur me dëshmitarët, që sipas tij, janë 139 dokumente që përbehen nga 1991 faqe. Paraprakisht, më 16 nëntor te pala mbrojtëse ishin dorëzuar 396 dokumente me 1226 faqe që nuk kërkonin redaktim.

    Ndërsa avokati i Salih Mustafës, Julius Von Bone tha se kanë marrë disa materiale nga prokuroria ku përfshihet një listë e gjatë që sipas tij duhet të diskutohet në seancë të mbyllur.

    Von Bone: Materialet e dorëzuara nga prokuroria të diskutohen në seancë të mbyllur

    “Dua të ngre një çështje lidhur me materialet që më janë dorëzuar nga prokuroria, që të jemi të sigurt. Dua që kjo të bëhet në seancë të mbyllur sepse mund të përmend emra dhe këtë nuk dua ta bëj në seancë publike”, tha Von Bone.

    Pas kësaj, gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou tha se do të vazhdohet me seancë të mbyllur për publikun.

    Kujtojmë se Salih Mustafa, i njohur si komandant Cali e ka filluar ballafaqimin me Gjykatën Speciale më 28 shtator të këtij viti. Ai është i arrestuari i parë nga Specialja dhe në seancën e parë është deklaruar i pafajshëm./

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se nga takimet me qytetarët që i ka pasur në...
    Lajme09 Shtator 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano. Rrustemi iu referua një prononcimi të...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.