Serbi U19 dhe Shqipëria U19 zhvilluan mes tyre ndeshjen e dytë eliminatore për “Euro 2023”.
Kjo ndeshje është mbyllur me rezultat të barabartë 2:2., shkruan FrontOnline.
Djelmoshat e Armando Cungut arritën të barazonin rezultatin në pjesën e dytë të lojë, teksa Serbia kishte kaluar në avantazh në pjesën e parë me anë të Mitjulikiq (’42).
Kombëtarja serbe arriti të dyfishonte rezultatin në pjesën e dytë në minutën e 77-të, ndërsa për kuqezinjtë do të vinte dhjetë minutat e fundit të pjesës së dytë për të ndryshuar rrjedhën e lojës.
Në fillim 19-vjeçarët kuq e zi humbën një penallti me anë të Doçit, por golat për kombëtaren shqiptare nuk vonuan dhe erdhën të dy nga goditje standarde.
Goli i parë për kombëtaren shqiptare u shënua nga Nërguti (’84) dhe Shpendi (’87)./FrontOnline/