×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbrojtja kërkon lirimin me kusht të Bashkim Smakajt, ofron 5 mijë euro dorëzani

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2024

    Avokati Bas Martenes i cili përfaqëson Bashkim Smakajn kërkoi lirimin me kusht të klientit të tij duke ofruar 5 mijë euro dorëzani.

    Avokati tha se Smakaj është i gatshëm të dorëzojë pasaportën e tij dhe të raportoj tek EULEX-i e po ashtu të respektojë të gjitha kushtet që mund të dalin nga vendimi i gjyqtares në rast që aprovohet kërkesa, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “Gjithashtu kemi një kërkesë të lirimit me kusht. Klienti im është i gatshëm që të ofroj një vlerë prej 5 mijë euro si garanci, të dorëzojë pasaportën e tij në Kosovë, t’i raportoj EULEX-it sipas rregullave që keni ju dhe t’i respektoj të gjitha kushtet e tjera që do t’i caktonte gjykata nëse do të merrej parasysh kjo kërkesë. Pra, kërkojmë lirimin me kusht nga ana e mbrojtjes”, tha ai.

    Përpara kësaj, avokati foli edhe për arsyet e arratisjes të cilat i ka përmendur ZPS-ja. Ai tha se që nga koha e bastisjeve në Kosovë në vitin e kaluar, klientit të tij iu kishin marrë disa sende të cilat ZPS-ja nuk ia ka kthyer dhe si rrjedhojë Smakaj e kishte kuptuar se çështja e ZSP-së nuk ishte përfunduar.

    “Flasim për arsyet: rreziku i arratisjes- është informacion publik dhe mund ta gjeni edhe në media këtë informacion se klienti im ka qenë një objekt kërkimi m 30 shtator me shumë se përpara një viti. Në atë kohë i janë konfiskuar disa sende, u kontrollua shtëpia e tij por në ato kohë nuk u arrestua në ato momente. Me sa duket, nuk u gjykua e domosdoshme që të arrestohet në ato momente. Nga ky moment e në vijim, me sa kuptoj nga klienti im, kjo çështje nuk është mbyllur sepse shumë prej sendeve që janë kontrolluar dh sekuestruar nuk i janë kthyer më klientit tim. Pra, klienti e dinte shprehimisht se çfarë po ndodhte në këto momente dhe çështja e tij ishte në vazhdime sipër nga ZPS-ja dhe e dinim që kjo ishte një çështje që do gjykohej nga DhSK-ja sepse ZPS-ja ishte që bëri kontrollin në shtëpinë e tij. Kjo është relevante për arsyen që ju u shprehet që ekziston rreziku i arratisjes”, tha ai.

    Si rrjedhojë, avokati tha se që nga kërkimi në shtëpinë e tij që u bë nga ZPS-ja ai nuk u largua nga shtëpia e tij dhe vazhdoi jetën.

    Ndërsa për arsyen e pengimit të drejtësisë, avokati tha se në aktakuzë flitet për disa raste të izoluara që i takojnë verës dhe vjeshtës së 2023-ës.

    “Unë nuk kam pa në dokument ndonjë rast të tjetër të kryer në periudhën e mëparshëm. Në fakt nuk ka arsye që na len neve të dyshojmë që klienti do të vijojë të kryej vepra penale për të cilat dyshohet aktualisht. Kjo është relevante për faktin se nëse klienti do ta pengonte drejtësinë, ai nuk e ka bërë e pse duhet ta bëjë diçka të tillë”, tha ai.

    Avokati tha se në bazë të dokumenteve që u janë dhënë, nuk ka informacion nëse klienti i tij ka shkatërruar ndonjë provë. Si rrjedhojë, ai tha se nuk ka rrezik që klienti i tij t’i përsëris veprat penale për të cilat dyshohet.

    Avokati tha se klienti i tij është familjar dhe duhet ta mbaj familjen e që si kërkesë pati lirimin me kusht të Smakajt duke ofruar dorëzani në vlerë të pesë mijë eurove.

    “Është interesi financiar që klienti im punon që të kujdeset për anëtarët e familjes. Kjo është një arsye e vlefshme e rrethanave personale të klientit tim dhe mbrojtja kërkon lirimin e klientit. Nuk është e nevojshme që të e mbani klientin në paraburgim. Gjithashtu kemi një kërkesë të lirimit me kusht.

    Klienti im është i gatshëm që të ofroj një vlerë prej 5 mijë euro si garanci, të dorëzojë pasaportën e tij në Kosovë, t’i raportoj EULEX-it sipas rregullave që keni ju dhe t’i respektoj të gjitha kushtet e tjera që do t’i caktonte gjykata nëse do të merrej parasysh kjo kërkesë. Pra, kërkojmë lirimin me kusht nga ana e mbrojtjes

    Prokuroi tha se këto që tha avokati nuk e ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe foli për çështjen e bastisjeve që i ngriti avokati.

    Ai tha se tani ka një aktakuzë të konfirmuar dhe është krejtësisht ndryshe situata nga ajo kur është bërë bastisja.

    Gjyqtarja tha se do të nxjerrë vendimin pas një pushimi të shkurt e që pastaj pritet të përfundojë seanca.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Janar 2025
    Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, i ftuar në  në T7, ka diskutuar për fushatën dhe zgjedhjet e 9 shkurtit, ku ka hedhur...
    Lajme22 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetares ukrainase Olha Pridako, e cila jetonte prej dy vitesh në Prishtinë. “Me...
    Lajme22 Janar 2025
    Një delegacion nga presidenca e Kosovës po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në...
    Të tjera
    Vip22 Janar 2025
    Lynn Ban, stiliste e famshme dhe ylli i Bling Empire ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare pas një aksidenti me ski. Djali...
    Sport22 Janar 2025
    Bazuar në renditjen aktuale të Ligës së Kampionëve me Liverpoolin në vendin e parë dhe Barcelonën në vendin e dytë, Blaugranat mund...
    Zgjedhjet 202522 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Koalicionit “Për Kosovën Fituese”, Artan Nimani ka folur për fjalimet e kryeministrit Kurti në tubime zgjedhore....
    Vip22 Janar 2025
    Bay T ka vazhduar diskutimet me Sarën lidhur me ekspericën e saj në Big Brother VIP Kosova 3. Ajo u shpreh se...
    Lajme22 Janar 2025
    “Ndoshta pesë këshilltarë mjaftojnë. 35 janë si të mos jetë asnjë, ose tregojnë një lloj paaftësie fundamentale të vetë kryeministrit”, kishte deklaruar...
    Lajme22 Janar 2025
    Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, është pritur në takim nga senatori amerikan Gary Peters. Me të Haradinaj ka thënë se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.