×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbrojtja e Krasniqit: Aplikimet e disa viktimave nuk kanë të bëjnë me një krim të pretenduar në aktakuzë

    FrontOnline
    02 Mars 2021

    Edhe mbrojtja e Jakup Krasniqit, sikurse ajo e Hashim Thaçit, është përgjigjur ndaj shkresës së Zyrës për Pjesëmarrje të Viktimave, me anë të së cilës kjo zyre i rekomandoi gjyqtarit paraprak, Nicolas Guillou, të pranojë 17 aplikantë si viktima pjesëmarrëse dhe rekomandoi refuzimin e njërit aplikant.

    Sipas mbrojtjes së Krasniqit, viktimat 06/06 – 14/06 dhe 16 / 06-19 / 06 nuk i përmbushin kriteret e zbatueshme, sepse aplikimet e tyre nuk kanë të bëjnë me një krim të pretenduar në aktakuzë.

    Ata në këtë shkresë thonë se kërkesat e tyre duhet të refuzohen (ose të kërkohen informacione të mëtejshme në lidhje me viktimat 07/06 – 14/06 dhe 16 / 06-19 / 06).

    “Më tej ose si alternativë, Mbrojtja nuk ka informacionin e nevojshëm për të bërë parashtrime të informuara mbi përmbushjen e kritereve të mbetura dhe me respekt e ftojnë Gjyqtarin e Procedurës paraprake të vlerësojë nëse kriteret e hollësishme të përcaktuara në Vendimin Kornizë janë përmbushur”, thuhet në këtë shkresë.

    Ndryshe, më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi me 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

    Sipas akuzës së ngritur, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

    “Ndër këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë: (a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose që (b) ndryshe nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (bashkërisht, ‘kundërshtarët’). Ky qëllim i përbashkët përfshinte krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave”, thuhet në aktakuzë.

    Tutje, në aktakuzë përmenden edhe Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe Sabit Geci, raporton Betimi për Drejtësi.

    “Ndër anëtarët e tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët ishin Azem SYLA, Lahi BRAHIMAJ, Fatmir LIMAJ, Sylejman SELIMI, Rrustem MUSTAFA, Shukri BUJA, Latif GASHI dhe Sabit GECI, si dhe disa udhëheqës të tjerë politikë dhe ushtarakë të UÇK-së dhe QPK-së, ndër të cilët edhe anëtarë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm; ministra dhe zëvendësministra të QPK-së; komandantë të zonave të UÇK-së, zëvendëskomandantë të zonave dhe anëtarë të tjerë të shtabeve të komandave të zonave; komandantë të brigadave dhe njësiteve; komandantë dhe anëtarë të shërbimeve policore dhe të zbulimit të UÇK-së dhe QPK-së; ushtarë të tjerë të UÇK-së dhe zyrtarë të tjerë të QPK-së; si dhe të tjerë që vepronin në emër të UÇK-së dhe QPK-së (së bashku me Hashim THAÇIN, Kadri VESELIN, Rexhep SELIMIN dhe Jakup KRASNIQIN, bashkërisht, ‘anëtarët e NKP-së’).

    Të gjithë këta individë, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kontribuan në arritjen e qëllimit të përbashkët. Si alternativë, disa ose të gjithë këta individë nuk ishin anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët, por u përdorën nga anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët për të kryer krime për realizimin e qëllimit të përbashkët (së bashku me anëtarët e NKP-së, bashkërisht ‘anëtarët dhe instrumentet e NKP-së’)”, thotë akti akuzues.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Komanda e Forcave Tokësore (KFT) e Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot priti në vizitë Pedagogët dhe Kursantët e Komandës dhe Shtabit...
    Lajme18 Prill 2024
    Drejtori i Institutit ESI, Gerald Knaus, ka thënë se veprimet e Serbisë për të eskaluar situatën po bëhen me qëllim që të...
    Lajme18 Prill 2024
    Drejtoresha e Arsimit në Komunë e Prishtinës, Jehona Lushaku Sadriu ka marr vendim që nesër në të gjitha shkollat ora e parë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë se të paktën 33 mijë e 970 palestinezë janë vrarë tani nga Izraeli në Gaza....
    Lajme18 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët në Ratkoc dhe Zatriq me 18 prill të...
    Sport18 Prill 2024
    Sulmuesi i Romës, Paulo Dybala ka përfunduar në radarin e klubeve të mëdha evropiane, si Barcelona dhe Chelsea. Barcelona ka sjellë 10...
    Lajme18 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se plagët e krimeve serbe vazhdojnë të kullojnë, pasi urdhërdhënësit edhe ekzekutorët nuk u përballën asnjëherë me...
    Lajme18 Prill 2024
      Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër gjashtë (6) të pandehurve me inicialet L.T, ...
    Vip18 Prill 2024
    Disa këngëtarë të estradës u ndaluan nga policia zvicerane para disa netësh teksa po performonin në një nga klubet shqiptare atje. Lidhur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.