Mbretëresha britanike, Elizabeth II ka falënderuar bizneset në mbarë botën për përgjigjen e tyre gjatë pandemisë së koronavirusit dhe për punën e tyre në “rindërtimin e komuniteteve”, teksa bizneset po fillojnë të rihapen, pas lehtësimit të masave.
“Në kohën kur shumë organizata në vend po rihapen, dua të ju përcjell urimet e mia më të mira dhe mbështetjen time për komunitetin e biznesit në Mbretërinë e Bashkuar, Commonwealth (bashkësia prej 54 shteteve, pothuajse që të gjitha ish-territore të Perandorisë britanike) dhe në mbarë botën”, tha Mbretëresha Elizabeth II.
“Në këtë kohë të vështirë për shumëkë, është kënaqësi të shohësh përgjigjen dhe bujarinë e shumë bizneseve, të mëdha e të vogla, ndaj sfidave që janë paraqitur, duke ndihmuar sektorin e shëndetësisë apo edhe komunitetet më të prekura”, tha Mbretëresha.
Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar është goditur, pasi qeveria vendosi masat e izolimit në muajin mars, duke detyruan që të mbyllen të gjitha bizneset jo-esenciale.

Të tjera
-
16:12 | 18 Gusht 2022
-
16:10 | 18 Gusht 2022
-
16:10 | 18 Gusht 2022
-
Bota/RajoniDetaje nga vrasjet në Elbasan dhe Sarandë16:09 | 18 Gusht 2022
-
16:06 | 18 Gusht 2022
-
16:02 | 18 Gusht 2022
-
15:56 | 18 Gusht 2022
-
15:55 | 18 Gusht 2022
-
15:43 | 18 Gusht 2022
-
15:40 | 18 Gusht 2022
-
15:37 | 18 Gusht 2022
-
15:37 | 18 Gusht 2022