[wp-story]

Lajme

Mblidhet LDK-ja, kjo do të jetë tema e takimit

Mblidhet LDK-ja, kjo do të jetë tema e takimit
11:32 | 17 Dhjetor 2019

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka bërë të ditur se nesër do të mblidhet Këshilli Drejtues i partisë, për të diskutuar marrëveshjen për koalicion pas zgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Front Online.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë:

Të nderuar, Nesër (e mërkurë), më datë 18 dhjetor 2019, në orën 14:30, në selinë e LDK-së mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së me këtë rend dite: – Ecuria e bisedimeve me subjektin Lëvizja Vetëvendosje për koalicionin e mundshëm paszgjedhor, pas certifikimit të rezultateve të Zgjedhjeve të Përgjithshme të 6 tetorit 2019; – Të ndryshme./Front Online/

 

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera