Lidhja Demokratike e Kosovës do të mblidhet sot, për të diskutuar për rezultatin zgjedhor.
Këtë e ka bërë të ditur për FrontOnline, sekretari i LDK-së, Imri Ahmeti.
Ai tha se mbledhja do të fillonë në ora 12:00 dhe tema e takimi do të jetë rezultati i zgjedhjeve.
“Po sot në ora 12:00 mblidhet kryesia e LDK-së, tema është zgjedhjet e fundit dhe rezultatet, diçka më shumë jo, nuk do të diskutohet për koalicionet e mundshme për balotazh , është mbledhje e rregullt dhe do të diskutohet për rezultatet zgjedhore”, tha ai.