[wp-story]

Lajme

Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së

Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së
10:31 | 20 Gusht 2019

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se të premten do të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, raporton FrontOnline.

Në këtë mbledhje priten të diskutohen dy pika të rendit të ditës, mbledhja do të fillon nga ora 17:30.

Njoftimi i plotë I LDK-së:

Anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

Thëras mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së me këtë Rend Dite:

1) Rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në
2) Zgjedhja e Kryesisë së LDK-së

Mbledhja mbahet të premten, më 23 gusht 2019 në Selinë e LDK-së nga ora 17:30.

Kryetari
Akademik Isa Mustafa /FrontOnline/

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera