×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Mbingarkohen transformatorët, KEDS njofton për shkyçje emergjente të rrymës në Prishtinë

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    KEDS-i ka njoftuar për shkyçje emergjente të energjisë elektrike në Prishtinë.

    Zëdhënësi, Viktor Buzhala me anë të një komunikate për media, ka thënë se kjo po ndodhë me qëllimim e evitimit të mbingarkesave në transformatorët e KOSTT-it.

    Si rrjedhojë, një pjesë e Prishtinës do të mbes pa rrymë nga ora 13:00 deri në 16:00.

    Komunikata e plotë:

    Mbrëmë në Prishtinë janë mbingarkuar transformatorët e KOSTT’it. Kjo solli ndërprerje të energjisë elektrike. Me qëllim që të evitohen këto mbingarkesa, pra të mos paraqiten më, KOSTT’i sot do të sigurojë një transformator shtesë. Pasi që nuk ka mundësi alternative, gjatë vendosjes së tij, jemi të detyeuar të bëjmë shkyçje emergjente derisa KOSTT ta vendosë transforamtorin dhe të bëjmë shpërndarjen e ngarkesave.

    Ky proces do të kryhet sot, nga ora 13:00- 16:00. Gjatë kësaj kohe, pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve në anën lindore të Prishtinës, duke përfshirë lagjet Bregu i Diellit dhe Mati 1.

    KEDS për këto lagje është në finalizim të dyfishimit të kapaciteteve distribitive, duke kaluar linjat nga 10 kV në 20 kV, duke e vendosur rrjetin nëntokë dhe duke krijuar linja alternative për konsumatorët. Rritja e sotme e kapaciteteve transmetive që menaxhohen nga KOSTT, nënkupton që shërbimet e energjisë elektrike janë në nivelin më të lartë.

    Por, edhe qytetarët ftohen ta përdorin me kujdes dhe ta kursejnë maksimalisht energjinë elektrike, në mënyrë që ky sistem të funksionojë sa më mirë, sidomos në këtë kohë pandemike

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Ekonomi04 Tetor 2023
    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili takoi drejtuesit e lartë të Këshillit të Byrove në Bruksel, Sandra...
    Ekonomi30 Shtator 2023
    Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se ekonomia e vendit ka shënuar progres të pa parë në historinë e Kosovës, sipas tij, mesatarja...
    Ekonomi29 Shtator 2023
    Ministri i Financave Hekuran Murati ka bërë të ditur se deri  më tani, janë mbi 45 mijë familje që kanë aplikuar për...
    Të tjera
    Vip04 Tetor 2023
    Dinamika të reja në ‘Për’puthen’. Në puntatën e djeshme, Saidja ka realizuar një takim me Aurelin që nuk shkoi ashtu siç pritej....
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe kanë shprehur shqetësimet e tyre të mërkurën pas raportimeve se zyrtarë të drejtësisë...
    Sport04 Tetor 2023
    Sot në konferencë për shtyp para ndeshjes Ballkani – Dinamo Zagreb në konferencë për media ishte trajneri Ilir Daja, i cili konfirmoi...
    Lajme04 Tetor 2023
    Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, ka komentuar sekuestrimin e vilës shumë milionëshe të kryeterroristit të Milan Radojçiqit. Sipas tij, ka deputetë shqiptarë...
    Vip04 Tetor 2023
    Motrat e njohura Ismaili, rrallë shihen nën shoqërinë e njëra tjetrës. Në fakt, rrallë shihen edhe në publik. Por, ja ku janë...
    Sport04 Tetor 2023
    Victor Osimhen i bëri përshtypje Real Madridit me paraqitjen e tij për Napolin në ndeshjen që përfundoi 3-2 në të mirë të...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.