×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi dy dekada në makth/ Familjarët kërkojnë nga ndërkombëtarët t’i bëjnë trysni Serbisë për të pagjeturit

    FrontOnline
    16 Maj 2022

    Në Kosovë ende figurojnë të zhdukur nga lufta e fundit 1618 persona.

    Në mesin e tyre është edhe intelektuali Ukshin Hoti, ku sot janë bërë 23 vjet nga zhdukja e tij.

    Më shumë se dy dekada nga zhdukja e këtyre personave, Serbia nuk ka qenë e gatshme asnjëherë të bashkëpunojë me Kosovën që kjo çështje të zgjidhet.

    Shumë herë nga familjarët e personave të zhdukur është kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare që të bëhet trysni ndaj Serbisë që çështja e të zhdukurve të marr epilog.

    Nesrete Kumonva: Bashkësia ndërkombëtare ta kushtëzoj Serbinë me të pagjeturit

    Nesrete Kumonva, nga Organizata “Thirrjet e Nënave”, për FrontOnline, tha se Institucionet e Kosovës janë të interesuara që të zbardhet fati i të pagjeturve, por kjo sipas saj, është e pamundur pa ndërhyrjen e Bashkësisë Ndërkombëtare.

    “Si komisioni qeveritar, si Qeveria të gjithë janë të interesuar që të zbardhet fati i të pagjeturve, të gjithë e kanë marrë me seriozitetit zbardhjen e fatit të pagjeturve, por varet edhe nga trysnia ndërkombëtare pasi që pa një presion ndërkombëtar nuk zgjidhet asgjë. Ne jemi që 23 vite duke i kërkuar më të dashurit tanë, Serbia e dinë vendndodhjen e tyre pasi që Serbia i ka vra, pa një presion ndërkombëtar kjo është vështirë të zgjidhet”, tha ajo për Front Online.

    Kumonva tha se  familjarët e të zhdukurve kërkojnë nga Bashkësia ndërkombëtare që t’i bënë presion Serbisë që të tregojë se ku gjenden këto varreza masive.

    “Kërkesa e familjare si çdo herë është që Serbia duhet me u kushtëzuar nga Bashkësia Ndërkombëtare që t’i tregon varrezat masive që të hapen varrezat masive që të kthehen njerëzit tanë në vendlindjen e tyre dhe kriminelet të dalin para drejtësisë”, u shpreh ajo për Front Online.

    Bajram Qerkini: Institucionet e vendit nuk kanë treguar seriozitet për të pagjeturit

    Për personat e pagjetur në Kosovë, për Front Online, foli edhe përfaqësuesi i familjarëve të personave të zhdukur, Bajram Qerkini.

    Ai tha se Institucionet e vendit edhe pas 23 viteve nuk kanë treguar interesim për të pagjeturit.

    Mua më duket se interesimi i institucioneve jo vetëm Qeverisë “Kurti”, por edhe qeverive të më hershme nuk kanë vënë kushte, nuk kanë seriozitetit ende për personat e pagjetur. Në Bruksel unë e pash që nuk janë serioz pasi që ka shkuar një zëvendës i Kurtit e të tjerët thonë se  Serbisë po luan ende me ne e edhe këta janë duke luajtur pasi që nuk po gjejnë mekanizma me zbardh fatin e të pagjeturve, mekanizmat bëhen me institucionet ndërkombëtare që të bëjnë një presion më të madh në Beograd”, tha ai për Front Online.

    E lidhur me këtë, Qerkini, kërkon nga  Qeveria “Kurti”, që së bashku me ndërkombëtarët ta kushtëzoj Beogradin për të pagjeturit.

    “Për qeverinë “Kurti” dëshirojmë që të gjejnë mekanizma dhe ndërkombëtarëve të ju vihen kushte se po më duket kërkesa jonë është se Brukseli nuk do të këtë mundësi me u ballafaquar me këtë problem. Qeveria jonë duhet të gjejë mënyrën që t’i vendosë kushte Brukselit për fatin e të pagjeturve”, u shpreh ai për Front Online.

    Prenk Gjetaj: Të mbyllet dialogu me Serbinë derisa të zgjidhet çështja e të zhdukurve

    Ish-kryetari i Komisionit Qeveritar për persona të zhdukur, Prenk Gjetaj tha se Kosova duhet të mos dialogojë me Serbinë derisa kjo e fundit të tregojë se ku janë të zhdukurit e luftës.

    Ai tha se përderisa ka ende persona të zhdukur institucionet e vendit nuk i kanë kryer ene detyrat e tyre.

    “Derisa ende ka persona të zhdukur nuk mund të themi se i kemi kryer detyrat tona, në mesin e të zhdukurve është edhe Ukshin Hoti që na mungon të gjithëve, por ende nuk dimë për fatin e tyre, sigurisht që për zbardhjen e fatit të tyre janë të interesuar të gjithë’, tha Gjetaj për Front Online.

    Gjetaj i cili për disa vite ka qenë në krye të këtij komisioni, tha se Kosova duhet që ta mbyllë çdo bisedë me Serbinë derisa të dihet për fatin e të zhdukurve.

    “Duhet kushtëzime për çdo gjë të mbyllet çdo bisedë derisa të dihet fati i personave të zhdukur”, tha ai për Front Online.

     

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Lajme15 Prill 2024
    Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka kërkuar mendimin e qytetarëve nëse kjo parti kontribuon në parlamentarizëm në Kuvendin e Kosovës. “PSD do...
    Lajme15 Prill 2024
    Komiteti për Barazi dhe Mos diskriminim, ka diskutuar raportin për aplikimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës. Po ashtu,...
    Lajme15 Prill 2024
    Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv ka treguar se ka mbetur në Tel Aviv në pamundësi për të udhëtuar në Kosovë...
    Të tjera
    Lajme15 Prill 2024
    Drejtori i Policisë së Kosovës, ka thënë se ka rrezik e kërcënim ende në veri, meqenëse grupi terrorist i Radoiçiq vazhdon të...
    Bota/Rajoni15 Prill 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla njoftoi te enjten se grupi parlamentar demokrat kishte vendosur të anulojë te gjithë masat disiplinore,...
    Lajme15 Prill 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u ka bërë thirrje të gjithë figurave publike shqiptare me ndikim nëpër botë, që të lobojnë për...
    Lajme15 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim zëvendësdrejtorin Menaxhues për Evropë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm...
    Lajme15 Prill 2024
    Misioni i KFOR-it dhe misioni i EULEX-it do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët më 16 prill 2024. Siç njoftojnë nga KFOR-i,...
    Lajme15 Prill 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, një ditë para mbledhjes së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.