×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 8 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

    FrontOnline
    03 Janar 2021

    Së fundi janë raportuar 4 raste të vdekjes nga koronavirusi kështu duke e çuar numrin total të viktimave në 1.340.

    Të shtunën janë raportuar katër raste të vdekjes nga koronavirusi në Kosovë, duke çuar në 1 mijë e 340 numrin e viktimave.229 raste të reja me koronavirus u raportuan të shtunën, ndërkaq numri total i të infektuarve ka shkuar në 51 mijë e 731, nga 186 mijë e 31 mostra të testuara deri më tani në vend.

    Të shtunën u raportua se brenda 24 orëve janë shëruar 363 pacientë, derisa numri total i të shëruarve ka arritur në 42 mijë 215.E raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 8 mijë e 176.Ndërkohë, qyteti me më së shumti të infektuar vazhdon të jetë Prishtina. Të shtunën në kryeqytet janë konfirmuar edhe 101 raste të reja.

    Njoftimi i plotë i së shtunës nga IKSHPK:363 TË SHËRUAR DHE 229 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.294 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 229 raste pozitive.
    Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (62 vjeç), Malishevë 1 rast (33 vjeç), Skenderaj 1 rast (71 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 51.731 raste nga 186.031 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.340 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 363 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.215 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.176.Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 101 raste, Podujevë 20 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjakovë 9 raste, Istog 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 5 raste, Vushtrri 5 raste, Suharekë 4 raste, Prizren 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Junik, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime.IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!Mbani higjienën!Respektoni distancën!

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka vlerësuar se pas dështimit të procesit të votimit në katër komunat veriore me shumicë serbe për largimin...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka vlerësuar se Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejta të...
    Lajme23 Prill 2024
    Në një prononcim për Front Online ish-kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka deklaruar se në pozitën e tij do jetë Ragmi Mustafa....
    Të tjera
    Kronika23 Prill 2024
    Një burrë ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-Kaçanik pasi që ishte therur me thikë. Sipas policisë, lëndimi dyshohet të ketë ardhur pas...
    Kronika23 Prill 2024
    Ka vdekur dje një grua në Rahovec. Sipas familjarëve të saj ajo është rrëzuar nga një lartësi prej 1.5 metra. Me vendim...
    Kronika23 Prill 2024
    Një burrë është gjetur i shtrirë në rrugë dhe pa shenja jete në Vushtrri. Sipas policisë, në vendngjarje ka dalë ekipi mjekësor...
    Kronika23 Prill 2024
    Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut...
    Kronika23 Prill 2024
    Dy policë kanë pësuar lëndime trupore gjatë protestës së djeshme në Gllarevë, ku disa persona kanë penguar punimet në rrugën Prishtinë-Pejë. Lidhur...
    Kronika23 Prill 2024
    Një 12-vjeçare është raportuar e zhdukur në Pejë. Rastin në polici e ka lajmëruar babai i saj i cili ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.