×
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Mbi 7 milionë € produkte mbrojtëse ndaj COVID të importuara, çmimet e shitjes u shumëfishuan

    FrontOnline
    12 Dhjetor 2020

    Pandemia e koronavirusit ka filluar me 13 mars në Kosovë.

    E kjo ka bërë që këtë vit importi i maskave, dorëzave dhe dezinfektueseve, në vend të jetë më i lartë se asnjëherë më parë, shkruan Front Online.

    Situatën e kanë shfrytëzuar mirë kompanitë farmaceutike. Ato gjatë 2020-s kanë importuar produkte të tilla në Kosovë në vlerë të mbi 7 milionë eurove.

    Kështu kanë bërë të ditur në një përgjigjie për Front Online nga Dogana e Kosovës.

    Kërkesa për këto mjete u rrit qëkur institutcionet botërore e vendore të Shëndetësisë i vlerësuan ato si të vetmet masa që mund ta parandalojnë përhapjen e koronavirusit.

    Importi i tyre siç shihet në pasqyrën të cilën e posedon portali “Front Online” u bë nga mbi 25 vende, përfshirë dy superfuqitë ekonomike Kinën dhe Turqinë, shtete këto prej të cilave Kosova furnizohet vazhdimisht edhe me gjësënde tjera, tekstil e pajisje teknologjike.

    Maska, mjeti anti-Covid19 më i importuar nga jashtë

    Pjesa më e madhe e shumës prej mbi 7 milionë të importit ka shkuar për maskat. Për “mbulesën” që vihet para gojës u harxhuan 3.2 milionë euro. Më pas, mbi 2.7 milionë, për dorëzat. Të tilla që erdhën prej jashtë ishin mbi 39 milionë copa. E për dezinfektantë u shprenzuan më pak. Importi i këtij “lëngun” që shërben për pastrimin e duarve ishte në vlerë të 1.1 milionë eurove. Në Kosovë sasia e “derdhur” e dezinfektantëve ishte 317 mijë e 285 litra. Mesatarja e një litri dezinfektant i bie të jetë 3.5 euro marrë për bazë çmimin e përgjithshëm.

    Front Online më herët kishte raportuar për çmimet astronomike me të cilat institutcionet i blenin këto pajisje anti-pandemike.

    Komuna e Deçanit një dezinfektues për duar 50 mililitër përmes një procesi të Prokurimit e ka blerë për 4 euro – baras me çmimin më pakicë të një dezinfektuesi 500 mililitër që është 9 herë më i madh.

    I ngjashëm është rasti edhe në një komunë tjetër të Rrafshit të Dukagjinit.

    Në Gjakovë, kryetari Ardian Gjini, nënshkroi këtë muaj kontratë për blerjen një dezinfektuesi gjysmë litërsh për duar në vlerë prej 5 euro, ndonëse çmimi i të njëjtit produkt në tregun me pakicë është për gjysmë më lirë apo rreth 2.5 euro, shkruan Front Online.

    Këso “masakre” me çmime ndodhën edhe në instanca më të larta.

    Bëhet fjalë për blerjen e maskave dhe dorëzave nga Ministria e Shëndetësisë në kohën e Arben Vitisë.

    Sipas tenderit të ndarë në 5 lote me vlerë të përgjithshme prej mbi 273 mijë euro, kompania “Komed” kishte për obligim për një afat 3 mujor ta furnizojë Ministrinë e Shëndetësisë me rreth 133 mijë maska kirurgjikale të prodhuara në Kinë me çmim prej 56 cent për copë. Në të njëjtin tender Ministria kishte blerë 52 cent një palë dorëza, derisa çmimi i tyre në barnatore me pakicë ishte 25 cent, atë kohë.

    Turqia, furnizuesi më i madh për dezinfektantë

    Kosova importoi dezinfektantë nga 27 vende të ndryshme të botës, shkruan Front Online.

    Më së shumti morën prej Turqisë. Për 80 mijë litra sosh paguan 279 mijë euro. Shteti turk në bazë të pasyrës me të dhëna nga Dogana është furnizuesi më i madh në këtë aspekt.

    E dyta është Gjermania, e cila eksportoi rreth 50 mijë litra, çmimi i të cilave kapë shifrën e afro 200 mijë eurove.

    Nga xhepi i kosovarëve afër 170 mijë sosh shkuan në arkat e kinezëve për 71 mijë litra sa ata sollën në Kosovë.

    Mbi gjysma e dorëzave në Kosovë prej Malajzie

    Kosova e zgjeroi hartën e vendeve prej ku importon dorëza. Ato i mori nga 35 shtete.

    Mbi gjysma e dorëzave, rreth 26 milionë, u importuan nga Malajzia.

    Pjesa tjetër e kontigjentit u “zbarkua” nga vende tjera. India i solli 6.6 milionë, Kina 2.5 milionë e të tjerat më pak, shkruan Front Online.

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Front TV06 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ishte i pranishëm sot në ceremoninë e shënimit të 25 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës....
    Front TV05 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim kryediplomaten nga Finlanda, Elina Valtonen. Gjatë ditës së sotme, kryediplomatja finlandeze zhvilloi takim me...
    Front TV04 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, kanë vizituar fabrikën “Loni Dekor”...
    Të tjera
    Sport07 Shtator 2024
    Klubi katalunas, Barcelona është duke menduar për afatin kalimtar të verës 2025 dhe tashmë ka etiketuar dy objektivat e mëdha. Sipas gazetës Mundo...
    Lajme07 Shtator 2024
    Rreth katër milionë euro është dëmi financiar për Komunën e Suharekës i shkaktuar nga mospërmbushja e kontratave kolektive kundrejt punonjësve të arsimit,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. “7 shtator i vitit 1990,...
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-gitaristi i grupit “Guns N’Roses”, Ron “Bumblefoot” Thal, ka performuar himnin e Republikës së Kosovës në festivalin e vjeljes se rrushit “Hardhfest”,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndryshme, ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar në Zubin Potok, të cilët...
    Kronika07 Shtator 2024
    Është lënduar një person në Mitrovicë, pasi disa gurë kanë rënë nga tarraca e një banese, në të cilën disa persona  kishin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.