×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 7 mijë punëtorë shëndetësor të angazhuar në Kosovë, 65 % prej tyre femra

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2020

    Numri më i madh i punëtorëve që shërbejnë në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës janë infermierët, ku nga 7 mijë e 297 punëtorë, 4 mijë e 321 janë infermierë.

    Sipas statistikave që i ka bërë të ditura drejtori në detyrë i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi 65 për qind nga 7297 punëtor të regjistruar janë femra, ndërkaq 35 për qind janë meshkuj.

    “Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka gjithsej rreth 7 mijë e 300 të punësuar, përfshirë Qendrën Klinike Universitare dhe spitalet tjera rajonale. Rreth 22 për qind e tyre janë mjek, ose rreth 1612 janë mjek, ndërsa rreth 60 për qind e tyre janë staf infermieror, apo rreth 4300, ndërsa pjesa tjetër janë staf mbështetës, përfshirë stafin administrativ dhe shërbimet tjera”, u shpreh Krasniqi gjatë intervistës për Telegrafin.

    Megjithëse, nga shifrat duket se ka shumë të punësuar në sektorin publik të shëndetësisë, prapë Qendra Klinike e Universitare e Kosovës ka mungesë të stafit.Sidomos kjo mungesë është vërejtur gjatë pandemisë ku përgjegjësit janë detyruar të angazhojnë staf të klinikave të ndryshme për tu ofruar shërbime shëndetësore pacientëve në nevojë.

    Kërkesat më të mëdha janë për shtesë të infermierëve dhe ndihmës infermierëve, por gjithashtu ka mungesë të stafit profesional mjekësor, sidomos në fushën e Anestezologjisë.

    Krasniqi ka bërë të ditur edhe numrin e shërbimeve që kryhen brenda vitit në QKUK dhe spitalet rajonale.

    “Marrin shërbime diku rreth 7 milionë e gjysmë shërbime të ndryshme, kryhen brenda një viti në Spitalet e Përgjithshme dhe në QKUK. Prej tyre për shembull, nëse i shprehim me shifra janë 800 mijë ditë shërimi, pra të spitalizuar gjatë një viti kalendarik, ose kryhen mbi 40 mijë operime, prej tyre rreth 23 mijë vetëm në QKUK dhe 18 mijë tjera në Spitalet e Përgjithshme, kryhen rreth 20 mijë lindje, ofron mbi 1 milionë vizita ambulantore, mbi 2 milionë shërbime të tjera diagnostike, 3 milionë parametra laboratorik, pra është një gamë e gjerë e shërbimeve”, tha Krasniqi.

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka folur edhe një herë për telefonatën mes shefes së GP të LVV, Mimoza Kusari-Lila...
    Lajme27 Shtator 2024
    Deputeti nga Lëvizja Vetvendosje, Mefail Bajqinovci, gjatë ditës ka vizituar tregun e gjelbër në Prishtinë, ku bisedoi me tregtarët për sfidat dhe...
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënëse gjatë qëndrimit në Nju Jork ka pasur diskutime jo të lehta për Kosovën, duke thënë...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti i cili po qëndron në Nju Jork në javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara...
    Lajme27 Shtator 2024
    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vendit të saj...
    Vip27 Shtator 2024
    Ish fituesi i ‘Big Brother VIP Kosova 2’ Lumbardh Salihu ka ndarë lajmin e trisht me ndjekësit. Ai ka njoftuar se ka...
    Sport27 Shtator 2024
    I pari i futbollit shqiptar, Armand Duka ka dhënë një intervistë për “TV Klan”, aty ku ka folur edhe për ngjarjen e...
    Lajme27 Shtator 2024
    Në sondazhin e fundit nga UBO Consulting, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me mbi 49 për qind të mbështetjes qytetare. Kështu së paku...
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme ka pasur një diskutim në Council on Foreign Relations, në New York. Në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.