×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 500 persona presin për shërim jashtë vendit, shpenzohen mbi 10 milionë euro

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Me pamundësi shërimi në vendin tonë, pacientë me sëmundje të ndryshme detyrohen të kërkojnë ndihmë nga shteti për tu shëruar jashtë vendit.

    Për nëntë muaj gjatë këtij viti pra periudhën Janar – Shtator, për shërim jashtë Kosovës kanë aplikuar gjithsej 1063 persona në Ministrinë e Shëndetësisë.

    Indeksonline ka kontaktuar Ministrinë e Shëndetësisë lidhur më këtë çështje, ku është thënë se gjatë këtyre nëntë muajve shuma e shpenzuar për pacientët të cilat kanë kërkuar ndihmë është 10 milionë e 563 mijë e 351 euro.

    “Rastet e aplikimit për periudhën Janar/Shtator 2019 janë 1063. Rastet që kanë marrë trajtim janë 492 raste. Rastet qe janë ne pritje për trajtim janë 571 raste. Shuma e aprovuara për periudhën Janar/Shtator 2019 është 10,563,351.31 euro”, ka thënë Albatrit Matoshi, këshilltar për media i ministrit të Shëndetësisë për Indeksonline.

    Kurse, rastet me te shpeshta janë nga klinikat e Pediatrisë, Ortopedisë, Oftalmo etj. Ndërkaq vendet të cilat pacientët e Kosovës kërkojnë më së shumti ndihmë për shërim janë Turqia, Shqipëria, Maqedonia dhe Gjermania.

    Ndërkaq sa i përket procedurave për shërim jashtë vendit duhet të aplikohet Në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore “Procedurat për të marrë tretman mjekësor janë: Raporti Konziliar (Mjekësor) nga QKUK, aplikacioni, kopje e letërnjoftimit, raporti shëndetësore, profatura ku pacienti dëshiron ta marr trajtimin kurse rastet nën asistencë sociale, invalid lufte, familje e dëshmoreve duhet të kenë flet-dëshmia që lirohen nga obligimet e bashkëfinancimit”./Frornt Online/

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Në Gjykimin e Thaçit dhe...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Mot kryesisht i vranët dhe me të reshura shiu kohëpaskohe paraqitet ditën e mërkurë mbi vend. Reshje të borës priten vetëm në...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Fotografia është publikuar në emisionin Opinion në Tv Klan mbrëmjen e sotme. Në këtë fotografi është Liridona Ademaj me motrën e saj....
    Të tjera
    Kronika05 Dhjetor 2023
    Policia e Kosovës në Kamenicë, sot rreth orës 11:40 ka pranuar informacion për një rast të dhunës në familje në Koretin. Zyrtarët...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, ka folur për krimin e rëndë që bëri i biri i tij, i cili akuzohet se...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka dalë me një njoftim për ajrin në kryeqytet. IKSHPK-ja ka kërkuar nga të...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu. Në zonat malore reshje...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Një nënshtetas i Bullgarisë është rrahur në orët e vona të së martës në Prishtinë. I dyshuari është dërguar në Emergjencën e...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2023
    I dyshuari i pestë për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni, Ljupço Palevski, është arrestuar nga policia e Turqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Informacionet...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.