×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    “Mbi 50 mijë punëtorë humbën vendin e punës, 10 mijë operatorë falimentuan në tërë Kosovën”

    FrontOnline
    21 Shkurt 2021

    Si pasojë e pandemisë 50 mijë qytetarë të Kosovës kanë humbur vendin e punës, ka thënë kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini.

    Përveç humbjes së vendit të punës, Shahini ka theksuar se rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat kanë vështirësi në marrjen e pagave, siç thotë ai nga kriza pandemike më shumë se 10 mijë operatorë kanë falimentuar në tërë Kosovën.

    Në mënyrë që vendet e punës të mos shuhen, intervenimi i Qeverisë së Kosovës për të përkrahur bizneset është i domosdoshëm, thotë Shahini.

    “Sektori privat duhet të jetë fokusi kryesori qeverisë dhe të ketë një vëmendje të shtuar ndaj biznesit vendor si partner të jetë i trajtuar në mënyrë të barabartë pa pasur privilegje sepse ne qeverinë e konsiderojmë si shtetërore në momentin kur ulen në pozita dhe ajo duhet të ketë parasysh rimëkëmbjen pasojat e Covid-19 të cilat kanë lënë pasoja në shumë fusha sidomos në ekonominë e vendit ku si pasojë e Covid kanë mbetur mbi 50 mijë vetë të papunë po ashtu kanë vështirësi në paga më shumë se 150 mijë punëtorë në sektorin privat. Gjatë kësaj kohe në Kosovë kemi një mbyllje dhe falimentim dhe shuarje të aktiviteteve ekonomike të më shumë se 10 mijë operatorëve në tërë Kosovën”.

    Mes tjerash, Shahini tha se Qeveria e re e cila do të formohet së shpejti duhet të së pari të fokusohet në çështjet ekonomike, duke mos anashkaluar edhe çështjet që kanë të bëjnë me integrimin e Kosovës nëpër mekanizma ndërkombëtar.

    “Qeveria e re e cila duhet të formohet së shpejti sepse janë grumbulluar me muaj të tërë për të cilat nuk kanë kohë të presin do të duhet të së pari të fokusohet në çështjet ekonomike duke mos anashkaluar edhe çështjet që kanë të bëjnë me integrimin e Kosovës nëpër mekanizma ndërkombëtar gjë që kjo do ti hapë rrugë vendit të rimëkëmbë ekonominë e vet dhe të zënë hapin e humbur të integrimit të Kosovës. Qeveritë në të kaluarën kanë pasur pengesa në numra në parlamentin e Kosovës. Tashmë dihet se kjo qeveri do ti ketë shumicën në kuvend dhe nuk do të ketë probleme për të cilat qeveritë janë ballafaquar në të kaluarën”.

    Madje, ai theksoi se në vitin 2021 të hyrat e buxhetit të shtetit janë rritur për 12 milionë më shumë, që sipas tij kjo tregon se ka filluar rritja e konsumit në vend.Sipas tij, kjo Qeveria e re duhet të bëjë histori edhe në rritjen e zhvillimit ekonomik sepse në numra ka bërë histori.

    “Nëse marrim parasysh të hyrat në buxhetin e shtetit sidomos nga doganat në vitin 2020 në muajin janar ka pasur importe rreth 111 milionë, kurse po të njëjtën periudhë të vitit 2021 ka importe 123 milionë do të thotë i kemi mbi 12 milionë të hyra më shumë gjë që tregon se ka filluar rritja e konsumit dhe kjo e nisur në dy fakte që njëra qeveria e ndihmoi biznesin dhe e dyta qytetarët e vendit patën mundësi ti marrin rreth 200 milionë nga trusti i kursimeve por edhe ardhja e diasporës dhe ato kanë reflektuar në rritjen e konsumit. Duhet të kemi politika zhvillimore. Kjo qeveri duhet të bëjë histori edhe në rritjen e zhvillimit ekonomik sepse në numra ka bërë histori”.

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Ekonomi19 Prill 2024
    Shqipëria ka njohur një rritje të fortë të importit të fruta-perimeve gjatë këtij viti. Të dhënat tregojnë, se Shqipëria bleu rreth 70...
    Ekonomi19 Prill 2024
    Një delegacion i nivelit të lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), i kryesuar nga Guvernatori Ahmet Ismaili, ka zhvilluar...
    Ekonomi19 Prill 2024
    Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc. Në ceremoninë e nisjes së punimeve kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës,...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Policia suedeze ka qëlluar dhe arrestuar një burrë që dyshohet se ka plagosur tre gra me një objekt të mprehtë në Vasteras,...
    Lajme19 Prill 2024
    Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Drenasit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë në ofrimin e informatave, të cilat do...
    Lajme19 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi përvjetorin e masakrave në rajonin e Gollakut, ku forcat serbe vranë 115 civilë shqiptarë, fëmijë, gra...
    Lajme19 Prill 2024
    Bashkimi Evropian i ka përsëritur thirrjet të premten që të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë, në një kohë kur është duke u...
    Lajme19 Prill 2024
    Ish-kryeministri Isa Mustafa i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për një deklaratë që ai e bëri sot në 11 vjetorin e Marrëveshjes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.