[wp-story]

Lajme

Mbi 4 orë pritje për ta kaluar kufirin në Merdare

Mbi 4 orë pritje për ta kaluar kufirin në Merdare
09:26 | 03 Gusht 2019

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në vendkalimet kufitare të Kosovës.

Sipas këtyre të dhënave të publikuar në ora 08:55, në pikat kufitare me Serbinë, Bërnjak, Jarinje, Mutivodë, Muçibabë, Dheu i Bardhë dhe Merdare janë krijuar disa kolona.

Kolonat më të gjata janë krijuar në Merdare, ato arrijnë deri në 1200 metra. Për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike kufitare duhet pritur deri në katër orë, ndërsa hyrja mund të bëhet për 30 minuta.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjithashtu njofton se shoferët se të gjitha rrugët që shpijnë në vendkalimet kufitare janë të kalueshme.

Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në web faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar./

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera