×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 4.200 punëtorë të arsimit me Covid-19, në shkolla mungojnë maskat dhe dezinfektues

    FrontOnline
    22 Shkurt 2021

    Mbi 4.200 punëtorë të arsimit janë infektuar me virusin Covid-19, që nga paraqitja e rasteve të para në Kosovë. Ndërkohë, shpeshherë ka mungesë të maskave dhe dezinfektuesve nëpër shkolla.

    Kështu ka thënë në një intervistë për KosovaPress, përfaqësuesit i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Ymer Ymeri, i cili ka folur edhe për marrëveshjet e fundit, siç është marrëveshja kolektive, si dhe ajo me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin. Për këtë të fundit, ka thënë se është vetëm marrëveshje gojore.

    Gjysëmvjetori i dytë i këtij viti shkollor në nivelin fillor dhe të mesëm ka filluar më 18 janar. Prej asaj date shumë nxënës dhe mësimdhënës janë infektuar duke ndodhur kështu dhe mungesa e tyre në mësim.

    Ymeri tha se frikësohen se rritja e numrit të infektuarve që ka ndodhur gjatë ditëve të fundit, do të ndikojë edhe në rritjen e numrit të infektuarve nga personeli arsimor, gjë që mund ta dërgoi ndonjë shkollë te varianti C.

    Ymeri: Varianti C më pak frytdhënës se sa variantet e tjera

    “Numër të saktë nuk kemi por mund të themi se punonjës të arsimit, duke i përfshirë edhe mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të cilët janë të angazhuar drejtpërdrejtë në procesin mësimor, kemi mbi 4200, kemi frikë që rritja e numrit të infektuarve ditëve të fundit, do të ndikoj edhe në rritjen e numrit të infektuarve nga personeli arsimor, dhe kjo mund ta qoj ndonjë shkollë tek varianti C, pra tek mësimi online, variant i cili është më pak frytdhënës sesa variantet e tjera…Mbesim me shpresë që mësimdhënësit dhe nxënësit të ruajnë distancën, të vendosin maskat dhe të përdorin dezinfektues”, tha ai

    Ymeri tha se ani se Ministria e Arsimit kishte ndarë buxhetin për mjetet higjenike dhe për pagesat shtesë, prapë nëpër shkolla ka mungesa të maskave dhe shumë shpesh edhe të dezinfektuesve.

    Ymeri: Drejtoritë komunale nuk u kujdesën për mjetet higjenike

    “Jemi të zhgënjyer në drejtoritë komunale të arsimit, kanë pasur një buxhet të aprovuar nga Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Arsimit, edhe për mjetet higjenike por edhe për pagesat shtesë të mësimdhënësve që mbajnë orë përtej normave. Nuk e kanë shfrytëzuar asnjërën, shpeshherë ka mungesë të maskave nëpër shkolla, ashtu qysh e parasheh Instituti i Shëndetësisë, shumica e mësimdhënësve dhe nxënësve i përdorin maskat e veta, dezinfektues shumicën e rasteve ka nëpër shkolla, por kemi edhe raste kur nuk ka”, tha ai

    Ymeri u ndal edhe te nënshkrimi i marrëveshjes kolektive në mes SBASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit, ku tha se është në procedurë të shtypjes. Sipas tij, arsyeja e mos publikimit të marrëveshjes është bërë për të mos ndikuar në fushatën zgjedhore.

    Ymeri: Dy marrëveshje, njëra e nënshkruar dhe tjetra vetëm gojore

    “Kemi dy lloje të marrëveshjes. Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive që e kemi me Ministrinë e Arsimit. Kontrata është marrë nga Ministria e Arsimit dhe është në procedurë e shtypjes…është pothuajse e njëjta kontratë, vetëm me disa beneficione shtesë për të punësuarit, siç është edhe paga e 13 në fundvit, e cila është e lidhur me përformancen e mësimdhënësve…kryetarët e shoqatave sindikale i kanë nga dy orë më pak se sa që e parasheh norma me qëllim që të bëjnë aktivitet sindikal brenda javës, për t’i sensibilizuar punëtorët e arsimit dhe nxënësit të punojnë me shumë… Ndërsa pjesa e dytë e marrëveshjes është gojore, nuk e kemi të nënshkruar me kryeministrin në detyrë për shtesa në paga e cila kërkesën tonë në shumë prej 300 euro që e kemi pas për tetor, nëntor, dhjetor. Jemi dakorduar me nda në dy pjesë, pjesa e parë me pagat e muajit shkurt, dhe pjesa e dytë në muajin maj”, tha ai.

    Në fund Ymrti tha se SBASHK pret nga Qeveria e re që të jetësohen marrëveshjet që ata kanë me Ministrinë e Arsimit.

    Ymeri: Te jetësohet edhe pjesa e dytë e marrëveshjes

    “Ne presim marrëveshjet dhe obligimet që i merr Qeveria e Kosovës, qeveria tjetër që vjen t’i vazhdojë këto marrëveshje. Kemi bindjen e plotë se do të gjejmë mirëkuptim, gjithmonë në interes të punëtorëve arsimor dhe në interes së ngritjes cilësisë dhe të mbarëvajtjes së mësimit, presim të jetësohet edhe pjesa e dytë e marrëveshjes në muajin maj”, shtoi ai.

     

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për situatën e sigurisë në vend, për provokimet nga pala serbe kundrejt Kosovës, sidomos me...
    Lajme20 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Pejë, ka shqiptuar dënimin prej 15 vjet e gjashtë muaj burgim ndaj mësimdhënësit Valentin Selmanaj, për sulmin seksual ndaj...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, do ta vizitojë Beogradin këtë të shtunë, për takime me liderët e...
    Të tjera
    Vip19 Prill 2024
    I ulur në gjunjë, Bardhi i ka propozuar për martesë partneres së tij, Sarës, dhe përgjigja e saj ishte padiskutim: Pooo! Ata...
    Lajme19 Prill 2024
    Analisti dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, profesori amerikan Daniel Serwer, ka thënë se Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të Mitrovicës, 25 vjet më parë. Ndër të tjera Kurti thotë se...
    Lajme19 Prill 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa ka përshkruar si shumë të rëndë situatën ekonomike në vend bile ai ka shkuar aq...
    Sport19 Prill 2024
    Haxhi “Robin” Krasniqi do të ngjitet sërish në ring, më 4 maj. Boksieri nga Juniku për kundërshtar do të ketë portugezin, Jorge...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.