×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 2,600 shtëpi do të përfitojnë subvencione për efiçiencë të energjisë

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2020

    Mbi 2600 shtëpi dhe banesa individuale do të bëhen efiçiente përmes pakos HER të projektit Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë (SEEK), që është lansuar nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK). HER është shkurtesa për emrin e plotë të pakos “Rinovimet për Efiçiencë në Njësitë e Banimit” përmes së cilës familjet Kosovare tani mund të aplikojnë (link: Aplikimet – Seek Kosovo (millenniumkosovo.org) për subvencione për t’i rinovuar njësitë e tyre të banimit përmes përmirësimeve në izolimin termik të mureve, izolimit të çative si dhe përmirësimeve të pajisjeve me efiçiencë të energjisë.

    Synim i veçantë i Pakos HER është zvogëlimi i konsumit të energjisë elektrike në sektorin e banimit me fokus të veçantë zvogëlimin e përdorimit të energjisë elektrike për ngrohje dhe promovimin e përdorimit të pajisjeve ngrohëse me efiçiencë të energjisë.

    SEEK është projekt 20.6 milion dollarësh dhe njëherit projekti më i madh deri më tani për efiçiencë të energjisë në sektorin rezidencial në Kosovë. SEEK financohet nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC) dhe implementohet nga MFK me partnerët e sajë GFA Consulting Group dhe HPC International.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit pasi ka një tendencë për ta...
    Lajme29 Mars 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend ka konstatuar një rritje të lehtë të...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë Kosove se është hapur regjistrimi për votim në katër komunat...
    Të tjera
    Sport29 Mars 2024
    Organizatori i Kampionatit Evropian, UEFA tha të enjten se do të dëgjojë trajnerët e ekipeve kombëtare nëse duan të zgjerojnë numrin e...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim homologun e tij italian, Guido Crosetton, i cili është duke qëndruar për vizitë...
    Vip29 Mars 2024
    Sipas një video që po qarkullon në rrjet, reperi Sin Boy është sulmuar brutalisht nga disa persona të maskuar. Sin Boy ishte...
    Lajme29 Mars 2024
    Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës, gjegjësisht Besnik Tahiri ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se Kurti tashmë është dorëzuar dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kanë propozuar themelimin e një Komisioni Hetimor për financimin...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.