×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 200 minatorë ngujohen në “Trepçë”, ende s’i kanë marrë pagat e tetorit

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Mbi 200 minatorë janë ngujuar në horizontin e 10-të të minierës së Trepçës në Stantërg.

    E, arsyeja e ngujimit të tyre është për shkak që ende nuk i kanë marrë pagat e muajit tetor.

    Lajmin për Front Online e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Punëtoreve të “Trepçës”, Gani Osmani.

    Ai ka thënë se dje janë ngujuar vetëm minatorët e ndërrimit të dytë dhe të tretë, ndërsa sot këtyre minatorëve i është bashkuar edhe ndërrimi i parë.

    “Arsyeja është vetëm një, pra pagat e muajit të kaluar nuk i kanë marrë  ende dhe kjo është arsyeja e vetme. Kjo ka vazhdu dje në ndërrimin e  dytë dhe është duke vazhduar tutje, do të thotë ndërrimi i dytë edhe i tretë e sot ka ardhë edhe ndërrimi i parë. Ata kanë qenë dje dikund mbi 80, ndërsa tash pasi erdh edhe ndërrimi i parë përafërsisht janë 200 punëtorë”,  ka thënë Osmani për Front Online.

    Kurse të premten që lam pas Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi një milionë euro për ndërmarrjen Trepça.

    Por, pavarësisht kësaj mjetet ende nuk janë alokuar në xhirollogari.

    “Vonesa e ndarjes së fondit nga Qeveria ndoshta edhe është shkaktari. Ato janë fol me u transferu, mirpëo nuk janë transferu dhe tash punëtorëve nuk po iu intereson. Unë dje kam qenë në ndërrimin e dytë, ata kanë thënë as nuk do të punojmë dhe as nuk do të dalin prej miniere deri në momentin e ekzekutimit të pagave”, ka shtuar kryetari Osmani.

    Ndërsa, i pyetur se a janë kontakuar nga Qeveria për këtë çështje, Osmani ka deklaruar se nuk janë kontaktuar nga askush, pavarësisht gjendjes jo të mirë që po mbizotëron në këtë minierë.

    “Nuk na ka thirr askush nga Qeveria dhe as ne nuk e kemi kontaktu askënd”, ka pohuar ai.

    Kurse, për ndarjen e këtyre mjeteve kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se “Qeveria do të ndajë 1.1 milion euro për ndërmarrjen Trepça për të tejkaluar situatën nëpër të cilën po kalon. Bordi do të ofrojë garancat e veta përmes planit të biznesit që duhet të dorëzohet shpejt në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit për mënyrën e menaxhimit të kompanisë në të ardhmen dhe në këtë plan biznesi do të jenë veprimet konkrete që do të ndërmerren nga bordi i kompanisë karshi menaxhmentit të kompanisë për t’u siguruar që kompania nuk vjen prapë në këtë situatë”./Front Online/

     

     

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Lajme28 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri shqiptar në Qeverinë e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ka thënë se qëndrimi zyrtar i tyre për Kosovën nuk ka ndryshuar....
    Lajme28 Mars 2024
    Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Lidhur me situatën e grave në Kosovë, Valdete Idrizi, aktiviste e të drejtave të njeriut, feministe dhe aktiviste e paqes, ka theksuar...
    Lajme28 Mars 2024
    Në garë me gati 400 Universitete, ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, arriti në top 3-shen më të mirë në...
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, nuncin Jean Marie Speich. Raportet në...
    Vip28 Mars 2024
    Aktori i mirënjohur shqiptar, Enver Petrovci, ka qenë para pak ditësh i ftuar në “Show i së premtes” me Adelina Ismailin. Ai...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, është shprehur i bindur se kandidati i tyre Bedri Hamza, do jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës....
    Lajme28 Mars 2024
    Vigjilencë nga institucionet e sigurisë kërkon edhe ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati. Ai në një prononcim për Front Online tha se Serbia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.