Lajme

Mbi 2 mijë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në Kosovë

Mbi 2 mijë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në Kosovë
21:41 | 22 Tetor 2021

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot 2, mijë e 974 persona kanë humbur betejën me COVID-19, në Kosovë.

Ndërkaq janë infektuar 160 mijë e 606 persona me këtë virus. Kurse, deri më sot janë shëruar 157 mijë e 151 persona nga COVID-19.

Sipas të dhënave të MSh-së që nga shfaqja e rasteve të para me koronavirus janë kryer 1,252,405 testime.

Kujtojmë se sot MSh-ja njoftoi se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 16 raste pozitive me koronavirus.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar 45 persona, teksa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021

Të tjera