×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Mbi 11 mijë e 400 lëndë të mbyllura për 20 muaj nga BKS

    FrontOnline
    10 Gusht 2022

    Vetëm gjatë 20 muajve të fundit Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka mbyllur hiç më pakë se 11,435 lëndë, shifër kjo më e larta që nga themelimi i BKS-së e deri më tash. Drejtori i BKS-së Sami Mazreku, gjatë prezantimit të punës 20 mujore para gazetareve ka thënë se falë punë dhe angazhimit të madh kanë arritur këto rezultate.

    Mazreku më tutje ka thënë se këto rezultate gjatë javës së kaluar i ka prezantuar edhe në Bruksel gjatë takimit që ka pasur aty me zyrtare të lartë të Byrosë së Kartonit të Gjelbër.

    “Më 30 shtator të vitit 2020 kur kam ardhur unë në BKS kam gjetur 5191 lëndë aktive. Deri më 30 qershor të këtij viti në BKS kemi pranuar edhe 8329 lëndë të reja. Falë punës dhe angazhimit të madh kemi arritur t’i mbyllim 11,435, deri sa aktive për momentin janë 2,716 lëndë” ka thënë drejtori Mazreku gjatë prezantimit të punës para gazetareve.

    Sipas tij, nga numri i lëndëve prej 1591 që ka gjetur ai kur ka nisur punën në BKS aktualisht të pa mbyllura për arsye të ndryshme kanë mbetur 840, deri sa pjesa e tjetër prej 1245 i përkasin kohës shtator 2020 deri më tash.

    Ai më tutje ka treguar se për herë të parë në BKS lendet trajtohen dhe kompensohen në afate rekorde kohore.

    Drejtori Mazreku më tutje ka bërë të ditur se një pjesë e lëndëve që janë aktive po zvarriten nga disa avokatë që sipas tij nuk po shkojnë në BKS për të nënshkruar marrëveshje.

    “Apeloj të avokatet, por edhe të qytetaret që të vijnë në BKS-së t’i nënshkruajnë lendet dhe t’i marrin mjetet menjëherë” ka thënë më tutje drejtori Mazreku.

    Po ashtu, edhe auditori i brendshëm i BKS-së Kushtrim Morina ka thënë në prezantim para gazetareve se nga themelimi i Byrosë Kosovare të Sigurimit e deri më tash sivjet është hera e parë që raporti i auditorit të jashtëm pa asnjë kualifikim.

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Ekonomi28 Mars 2024
    Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024....
    Ekonomi26 Mars 2024
    Fiks 6 miliardë euro kanë kosovarët të depozituara nëpër bankat komerciale vendore. Kështu thonë të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për...
    Ekonomi26 Mars 2024
    Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat e bankave komerciale për muajin shkurt të këtij viti. Sipas të dhënave që ka publikuar...
    Të tjera
    Sport28 Mars 2024
    Pas formës së mirë dhe golave me Rapid Bukureshtin, Albion Rrahmani pritet që në verë të bëjë hapin e madh, gjë që...
    Sport28 Mars 2024
    Toni Kroos raportohet se ka rënë dakord të rinovojë kontratën me Real Madridin. Kontrata aktuale e mesfushorit skadon në fund të këtij...
    Lajme28 Mars 2024
    Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar rezolutën e opozitës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti....
    Lajme28 Mars 2024
    Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut do të jetë derë e re për drejtësi për shtetasit e Kosovës, nëse vendi anëtarësohet...
    Lajme28 Mars 2024
    Gjatë sesionit të paradites, ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes u mor në pyetje nga gjyqtari Guénaël Mettraux i cili e pyeti lidhur me një...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka ngritur dyshimet se për votimin e disa projektligjeve nuk ka pasur kuorum të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.