Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mbi 1 mijë e 900 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri

    FrontOnline
    1 muaj më parë

    Më shumë se 1 mijë e 900 njerëz kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballësh të Rihterit, i cili i goditi të dyja vendet mëngjesin e hershëm të së hënës dhe lëkundjet tjera pas tij.

    Qindra persona besohet se ende janë të ngujuar nën rrënoja dhe numri i viktimave pritet të rritet. Punonjësit e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet mes rrënojave nëpër qytete dhe në vendbanimet në të gjithë zonën.

    Numri i të vdekurve në jug të Turqisë u rrit në 1.121, ndërsa i të lënduarve në 7.634 , tha një zyrtar nga Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

    Kreu i departamentit të AFAD-it për trajtimin e rreziqeve nga tërmetet, Orhan Tatar, tha në një konferencë për media se 2.834 ndërtesa janë shkatërruar nga tërmeti dhe lëkundjet pasuese të përqendruara në provincën Kahramanmaras, duke theksuar se janë regjistruar edhe 120 lëkundje të tjera pas tërmetit.

    Ndërkaq, Siria raportoi për 783 të vdekur.

    Agjencia për menaxhimin e emergjencave raportoi se të hënën u regjistrua edhe një tërmet i ri prej 7.6 ballësh, afër epiqendrës së tërmetit paraprak vdekjeprurës, duke shkaktuar dridhje të tjera të tokës.

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha më herët se 5.400 persona janë lënduar, ndërkaq 2.470 të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat.

    Afër 3.000 ndërtesa janë rrëzuar nga tërmeti, tha ai.

    “Për shkak se heqja e rrënojave po vazhdon në shumë ndërtesa që gjenden në zonën e tërmetit, ne nuk e dimë se sa do të rritet numri i të vrarëve dhe të lënduarve”, tha Erdogan.

    Ai tha se ka pranuar ndihmë nga rreth 45 shtete të botës.

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    5 deputetë të Kuvendit në Shqipëri do të lënë mandatin e ligjvënësit për të garuar në elektoralet e 14 majit për kryetar...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G7-ës në Japoni në maj...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    ekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u ka bërë thirrje vendeve anëtare të përshpejtojnë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, pasi shifrat...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2023
    Kthehet ora verore me akrepat e orës që lëvizin një orë përpara mes të shtunës 25 dhe të dielës 26 mars. I...
    Lajme21 Mars 2023
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka ndërlidhur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit ku përmendet korrupsioni në Qeveri, me emrin e...
    Lajme21 Mars 2023
    Presidenca e Kosovës i ka reaguar Aleksander Vuçiqit, të parit të shtetit serb, pasi ky tha se Serbia nuk pajtohet në asnjë...
    Lajme21 Mars 2023
    Në Nenin 7 të marrëveshjes së Ohrit nuk ka zotime të reja, por ka pajtim për t`i zbatuar marrëveshjet e viteve 2013...
    Lajme21 Mars 2023
    Ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se marrëveshja mes kryeministrit kosovar, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ka lëvizur...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G7-ës në Japoni në maj...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.