[wp-story]

Bota/Rajoni

Mbetjet e trupave të gjetura në qese plastike në varrin masiv i përkasin 50 njerëzve

Mbetjet e trupave të gjetura në qese plastike në varrin masiv i përkasin 50 njerëzve
19:10 | 16 Dhjetor 2019

Trupat e copëtuar të gjetura në qese plastike në një varr masiv në Meksikë i përkisnin të paktën 50 njerëzve.

Mbetjet e trupave u gjetën në një fermë në qytetin e Guadalajara në 22 nëntor dhe ekspertët e mjekësisë ligjore dhanë një shifër mbi numrin e të viktimave vetëm tani.

Deri tani janë identifikuar 13 prej tyre, 12 meshkuj dhe një femër që ishin regjistruar të zhdukur.

Guadalajara është “shtëpia” e kartelit të drogës Jalisco New Generation Cartel, i konsideruar si një nga bandat më të këqija në vend. Ndërsa udhëheqësi i tyre Nemesio Osegura Cervantes është quajtur “El Chapo” i ri.

Ekipet mjekësore po vazhdojnë të punojnë për të zbuluar identitetin dhe gjininë e individëve të tjerë të zhvarrosur nga varri masiv.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera