×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbahet testi kualifikues i kandidatëve për 16 prokurorë të Kosovës

    FrontOnline
    21 Nëntor 2021

    Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri është mbajtur sot Testi Kualifikues i kandidatëve në kuadër të procesit të rekrutimit të 16 prokurorëve në prokuroritë themelore, ku sipas KPK’së morën pjesë 277 kandidatë.

    Nga Këshilli Prokurorial është thënë se ky proces ka filluar me shpalljen e konkursit në qershor të vitit 2020 dhe me rishpalljen e tij në maj të vitit 2021.

    Kandidatët kanë aplikuar përmes sistemit online të menaxhimit të dosjeve, me ç’rast iu është mundësuar të gjithë të interesuarve që të aplikojnë, duke bashkangjitur dokumentet e kërkuara në formatet e nevojshme digjitale.

    “Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbikëqyrur mbarëvajtjen e Testit Kualifikues në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Rekrutim dhe anëtarët e tjerë të komisionit, me ç’rast gjatë fjalës së rastit iu ka uruar sukses kandidatëve në ketë proces rekrutues. Gjithashtu për të mbikëqyrë ketë proces ishte i pranishëm edhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku”, thuhet nga KPK.

    Po ashtu, sipas KPK’së në kuadër të monitorimit dhe vëzhgimit të këtij procesi të rëndësishëm morën pjesë përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë, si: EULEX-i, OSBE, EUKOJUST, Projekti i Ambasadës Britanike, Axiom International si dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) nga shoqëria civile.

    Testi Kualifikues për rekrutimin e prokurorëve të rinj të shtetit është një nga fazat e testimit të përgjithshëm, që përbëhet edhe nga testi me shkrim dhe intervistimi i kandidatëve, të cilat Këshilli Prokurorial i Kosovës i menaxhon sipas standardeve më të avancuara.

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2024
    Sllobodan Vukçeviq, ambasadori i Serbisë në Tiranë, ka thënë se Serbia është e gatshme të zhvillojë marrëdhënie në të gjitha fushat me...
    Lajme13 Korrik 2024
    Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencën e barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll...
    Lajme13 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar drejtorin e lartë për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Michael Carpenter. Osmani...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka publikuar listën e plotë të zyrtarëve që i ka takuar gjatë vizitës së saj në Washington...
    Lajme13 Korrik 2024
    Sipas World Population Review, disa vende luftojnë më shumë me divorcin se të tjerët. Këto janë të dhënat për vitin 2022 dhe...
    Lajme13 Korrik 2024
    Shtetet e Bashkuara mirëpritën samitin me rastin e 75-vjetorit të themelimit të NATO-s në kohë të trazuara politike. Ndërkohë që sulmet e...
    Lajme13 Korrik 2024
    Është përfshirë nga zjarri një trafo e rrymës në fshatin Sopijë në Suharekë. “Rreth orës 16:45 në fshatin Sopijë përfshihet nga zjarri...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kanë filluar pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare për hyrë në Kosovë. Në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, sipas Qendrës Kombëtare...
    Sport13 Korrik 2024
    Futbollisti i njohur, Elvis Rexhbeçaj, ka nënshkruar sot për Kombëtaren e Kosovës, duke qenë prurja më e re në mesfushën dardane. Letra...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.