Ministria e Arsimit ka organizuar sot Provimin e Maturës për nxënësit, të cilët janë pranuar në universitetet jashtë Kosovës dhe u janë kërkuar edhe pikët në Testin e Maturës.
“Me vendim të Këshillit Shtetëror të Maturës (KShM), provimi është mbajtur për 103 nxënës të paraqitur për të hyrë në Testin e Maturës, e që si dëshmi e kanë pasur dokumentin e pranimit në universitete ndërkombëtare”, thuhet në kumtesë.
“Testimi i këtyre maturantëve është organizuar në dy qendra: në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë, ku janë testuar 61 nxënës nga disa rajone të Kosovës dhe në shkollën “Gjon Buzuku” në Prizren, ku testit i janë nënshtruar 42 maturantë nga kjo komunë”.
Provimi i Maturës për këta nxënës thuhet se ka shkuar sipas planifikimit dhe duke i respektuar të gjitha masat e rekomanduara nga IKShP dhe MSh për mbrojtje nga virusi COVID-19.
“Rezultatet për nxënësit e testuar sot do të bëhen publike të hënën, 13 korrik 2020”.

Të tjera
-
22:41 | 28 Janar 2023
-
22:40 | 28 Janar 2023
-
21:40 | 28 Janar 2023
-
21:38 | 28 Janar 2023
-
21:32 | 28 Janar 2023
-
21:30 | 28 Janar 2023
-
21:23 | 28 Janar 2023
-
21:09 | 28 Janar 2023
-
20:55 | 28 Janar 2023
-
20:43 | 28 Janar 2023
-
20:20 | 28 Janar 2023
-
20:18 | 28 Janar 2023