×
  • Lajme
  • Lajme

    Mazreku: UÇK-ja ka qenë kundër regjimit serb, por assesi kundër civilëve

    FrontOnline
    31 Tetor 2024

    Dëshmitari Haxhi Mazreku ka vazhduar dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara në Hagë në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Duke iu përgjigjur pyetjeve të gjyqtarit, Mazreku tha se UÇK-ja ka qenë kundër regjimit serb,uniformës serbe e policisë serbe, por assesi kundër civilëve.

    “Veprimi jem që ka qenë, unë qysh kam vepru në atë kohën e luftës, është për me u mburr shqiptarët, është për me u mburr edhe Evropa, edhe mbarë bota, sepse në punë të pahijshme kur thuhet ose në krime ose në keqpërdorime, unë gjithmonë kam intervenu nuk bon kështu, duhet me kanë ka e mara, ka e mira me e mbrojt ndash me mjete, ndash me familjar, ndash me anë të pushkës me i mbrojt për mos me ardh deri te një e keqe, ka thënë Mazreku. Kështu Mazreku përfundoi dëshminë e tij.

    Pas tij erdhi përsëri Nuredin Ibishi, i cili filloi dëshminë javën e kaluar. Ai fillimisht u pyet për Enver Sekiraqën, për të cilin i kishte thënë ZPS-së se e njeh si person problematik që prej viteve 1990 dhe se ai është në burg për shkak të një dënimi penal.

    Ibishi u pyet nëse e dinte që Sekiraqa është arratisur nga drejtësia në Kosovë.

    “Aq sa kam informacione para se të vijë këtu, ashtu është. Mendoj që është i arratisur”, është përgjigjur Ibishi.

    Tutje, Ibishi u pyet për njohjet e tij me të akuzuarit. Ai foli për një takim të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së në zonën operative të Llapit, ku mori pjesë Thaçi.

    “Po nuk e disha aty për aty, na është njoftu para se të shkojmë në momentin e dorëzimit apo marrjes së vendimeve për emërim në poste pra. Na njoftuan paraprakisht e një delegacioni të them të shtabit të përgjithshëm, nga ata e njohja vetëm zotin Krasniqi, ngase ai kishte paraqitje mediatike në kuptim të promovimit të UCK si zëdhënës apo zëfolës dhe nga ajo ishte në mediat e ndryshme dhe nga ato kontakte në ato shikime, nga aspekti mediatik të them më shumë e kam njoh si figurë”.

    Tutje Ibishi u pyet nga gjyqtari Christoph Barthe, se “A e dini cili ka qenë roli ose funksioni i Rexhep Selimit brenda shtabit të përgjithshëm?.

    “Unë në kohën, për kohën nuk e kam ditur. Më vonë e kam kuptuar. Shumë vonë”, është përgjigjur Ibishi.

    Seanca ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit vazhdon të hënën./RTK

    Nga Rubrika
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar rënien heroike të Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të UÇK-së, në 26-vjetorin e ngjarjes. Kurti...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”, që u zhvillua në Prishtinë, e mirëpriti...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Në margjina të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Liza Gashi, zhvilloi një takim dypalësh me homologun e saj maqedonas,...
    Të tjera
    Sport14 Dhjetor 2024
    Donat Rrudhani ishte heroi i Leuzernit në përballjen me Winterthur. Përballja e zhvilluar në kuadër të javës së 18-të në Superligën e...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, njëherësh edhe kryetar i këtij subjekti, ka thënë se ka në plan të ndërtojë një...
    Vip14 Dhjetor 2024
    Drenusha dhe Rovena kanë diskutuar rreth kushteve të jetesës në Kosovë. Ishte Drenusha ajo që thoshte se me 600 ose 700 euro...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pasur një darkë pune me Drejtorin për Evropën në Shtëpinë e Bardhë, Mike Carpenter. Osmani tha...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    “Dështimi më i madh i këtij qeverisje është pikërisht izolimi dhe stagnimi i vendit tonë. Sot, Kosova është më e vetmuar se...
    Vip14 Dhjetor 2024
    Në shtëpinë më të madhe në vend, ka mbërritur një dron. Ky dron ishte i dedikuar për Drenushën, e cila u gëzua...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.