×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Mazreku: Nga viti i ardhshëm ndryshon ngjyra e stikersave

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2022

    Nga janari i këtij viti e deri në tetor, kompanitë e sigurimeve kanë paguar hiç më pak se 46 milionë euro në emër të kompensimit të dëmeve.

    Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Sami Mazreku.

    Në një intervistë për Ekonomia Online, Mazreku, ka folur edhe për stikersat. Ai ka thënë se nga janari i vitit të ardhshëm do të ndryshojë edhe ngjyra e tyre.

    Sipas tij, ndonëse ky vendim është marrë me vonesë, i njëjti ka dhënë efekte të prekshme. Ai ka thënë se janë regjistruar më pak dëme sesa në kohën kur nuk ishte në fuqi ky vendim.

    “Më 15 mars e dini që ka filluar projekti i stikerave, projekt ky i financuar direkt nga kompanitë e sigurimeve , ku qëllim kryesor ka qenë që të ulët numri i automjeteve të paregjistruara në trafik. Ky ka qenë projekt i përbashkët me Bankën Qendrore, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Policinë e Kosovës, por financimi bëhet direkt nga kompanitë e sigurimeve. Edhe pse projekt i vonuar, ka rezultate të prekshme, si nga rritja e sigurisë në trafik e po ashtu në uljen e numrit të veturave të paregjistruara apo të pa siguruara”.

    “Edhe Policia e Kosovës e ka më të lehtë t’i identifikojë nga distanca veturat nëse kanë regjistrim. Më konkretisht, vetëm këtë vit, në raportet që i bëjmë në organet mbikëqyrëse, kemi raportuar se që nga janari deri në tetor, kemi 250 dëme më pak vetura që nuk kanë pasur sigurim. Në anën tjetër, pavarësisht rritjes së importit të veturave, ka rreth 35-37 mijë qytetarë që janë regjistruar e kanë dalë në trafik. Kjo pra e ka dhënë efektin e vet”, ka thënë Mazreku për EO.

    “Siç e kam paralajmëruar, stikersat do të kenë ngjyrë të ndryshuar e që qëllim ka që Policia me ditë saktë se në cilin vit ajo veturë është regjistruar. E dini se këtë vit ka qenë ngjyra e kuqe, ndërsa nga 4 janari i vitit të ardhshëm do të ketë ngjyrë të verdhë. Gjatë takimeve me zyrtarë policor në takime zyrtare por edhe në rrugë, kjo efektin e saj do ta ketë edhe vitin e ardhshëm sepse komplet do të mbyllet cikli 12 mujor i implementimit të këtij viti”, tha Mazreku./Front Online

     

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar pasurinë e saj në regjistrin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, ku ka renditur pasuritë e paluajtshme,...
    Lajme20 Prill 2024
    Agjencia e Kundër Korrupsionit ka filluar të publikoj formularët me të dhënat e pasurisë së shërbyesve publik. Mesin e shumë zyrtarëve tjerë...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në deklarimin e pasurisë për vitin 2024, ka njoftuar se ka blerë banesë të re. E njëjta i...
    Të tjera
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Gërvalla ka deklaruar...
    Lajme20 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e qendrave të votimit për procesin për apo kundër largimit të kryetarëve në komunat në...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një video nga Uashingtoni ku po qëndron ka njoftuar se për herë të parë në historinë...
    Sport20 Prill 2024
    Të premten, gazeta spanjolle ”Mundo Deportivo”, ka raportuar se Zinedine Zidane është afër të bashkohet me Bayern Munichun Trajneri francez i cili...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dalë me një reagim pas zotimit të Qeverisë se rruga Kijevë-Zahaq...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Kryeminsitri, Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit se pasuri të paluajtshme e ka vetëm një banesë me sipërfaqe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.