×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Mazreku: Më 5 dhe 6 tetor Këshilli i Byrove nga Brukseli viziton BKS-në

    FrontOnline
    24 Shtator 2022

    Mos anëtarësimi i Kosovës në OKB, është një problem politik që pengon anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër. Me 6 tetor në Prishtinë do të qëndrojë një delegacion nga Këshilli i Byrove të Evropës, ku edhe pritet të tregojnë zhvillimet për Kosovën, për të qenë pjesë e Byrosë së Kartonit të Gjelbër. Kështu thotë në një bisedë për Radio Kosovën, drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku.

    Kosova nuk është pjesë e Kartonit të Gjelbër e në mungesë të tij, qytetarët e Kosovës duhet të paguajnë sigurim në cilindo shtet të huaj, përveç atyre me të cilat Kosova ka marrëveshje reciproke për polica sigurimi.

    Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, thotë për Radio Kosovën se mos anëtarësimi i Kosovës në OKB, është një problem politik që pengon anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër, përkundër asaj, se Byroja Kosovare e Sigurimit, i ka plotësuar të gjitha kriteret.

    “Jemi munduar që para se të kemi takimin në Bruksel, të plotësojmë disa kushte e që janë bazike për të qenë anëtar i Kartonit të Gjelbër, pavarësisht se ne kemi problem politik i cili është mos anëtarësimi i Kosovës në OKB. BKS i ka plotësuar të gjitha kushtet për të qenë pjesë e Byrosë së Kartonit të Gjelbër, pavarësisht se problemi politik nuk varet nga BKS. Ajo çka kemi bërë është se kemi përfunduar të gjitha marrëveshjet me byrotë për rreth. Tash nuk kemi asnjë dosje apo dëm pezull dhe në anën tjetër projekti i regjistrimit të automjeteve i ka dhënë rezultatet e veta, ku sot i kemi vetëm 4.8 për qind të automjeteve të paregjistruara”, tha ai.

    Drejtori Mazreku thotë se kanë kërkuar nga rrjeti i byrove të propozojnë një zgjidhje alternative deri sa Kosova të bëhet pjesë e OKB-së. Ai tha se me 6 tetor në Prishtinë, do të mbahet konferenca ku do të jetë i pranishëm një delegacion nga Këshilli i Byrove, të cilët sipas Mazrekut, do të tregojnë detaje të tjera lidhur me atë se ku qëndron Kosova në këtë çështje.

    “Janë mirëpritur shumë këto të arritura, jemi vlerësuar shumë lart nga këta të fundit, dhe pas gjithë kësaj ne kemi organizuar një konferencë, e cila do të mbahet me 6 tetor në Prishtinë, ku vetë Këshilli i Byrove, Presidenti dhe Sekretarja e Këshillit të Byrove do të marrin pjesë dhe do të na tregojnë se ku jemi, a i kemi plotësuar të gjitha kushtet dhe pastaj çka pritet tutje që edhe Kosova të lëvizë lirshëm me Karton të Gjelbër. Jemi të gatshëm që të gjejmë një zgjidhje alternative, ka mundësi, për ata po presim që vetë Brukseli me 6 tetor t’i prezantojë dhe të na udhëzojë se cilën rrugë ta zgjedhim, e që përfundimisht ta kemi të zgjidhur këtë çështje”, tha ai.

    Mazreku tha se vazhdimisht është në lobim me Byrotë e tjera Evropiane, për të marrë përkrahje, që Kosova sa më shpejt të bëhet pjesë e Këshillit të Byrove së Kartonit të Gjelbër. Kushti që është dashur ta plotësojë Byroja Kosovare e Sigurimit ka qenë nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe për njohjen reciproke të policave të sigurimit me sa më shumë shtete. Kosova, aktualisht, ka marrëveshje të tilla me katër shtete të rajonit: Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë.

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi masakrën e familjeve Bogujevci e Duriqi në 25-vjetorin e vrasjes. Osmani u shpreh se masakrat ishin...
    Lajme28 Mars 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dy rregullore zgjedhore gjatë mbledhjes së sotme. Rregulloret e miratuara janë: Rregullorja Zgjedhore Nr.09/2024 Regjistrimi dhe...
    Lajme28 Mars 2024
    Për shkak të mungesës së të akuzuarit Florim Laçi me mbrojtësin e tij, avokatin Ilmi Hoxha, si dhe të akuzuarit Avdush Qukovci,...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në 25–vjetorin e vrasjes së tyre....
    Sport28 Mars 2024
    Olti Hyseni, futbollisti 16-vjeçar që po mahnit të gjithë këtë edicion në Danimarkë, kategorikisht ka mohuar mundësinë që në të ardhmen mund...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka folur rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se një kompani ka marrë tender sekret 13 herë. Ai ka thënë se në Ministrinë...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur në seancën e sotme të jashtëzakonshme në Kuvend, ku...
    Vip28 Mars 2024
    Ikona e hip-hopit Ledri Vula, njihet për karrierën e suksesshme muzikore. Ai është këngëtar i dashur dhe i pëlqyer në Kosovë dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.