×
  • Lajme
  • Lajme

    Mazllum Barlaliu: VV-ja s’ishte e përkushtuar ndaj votuesve, i la pas dore

    FrontOnline
    22 Tetor 2021

    Rënie në përqindje të votave ka shënuar Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale në krahasim me ato nacionale.

    Ky subjekt politik në zgjedhjet lokale ka fituar vetëm 205 mijë e 854 vota, derisa në zgjedhjet nacionale 438 mijë e 336 vota, shkruan FrontOnline.

    Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu, thotë se rënia e tyre ka ardhë pasi që ky subjekt politik ka treguar neglizhencë ndaj qytetarëve.

    “Natyrisht ndoshta edhe neglizhenca ose vetëkënaqësia nëse mund të themi e subjektit fitues të zgjedhjeve të fundit nacionale i cili subjekt nuk është që ka qenë i përkushtuar sa duhet ndaj votuesit në zgjedhjet lokale, as para fushatës e as pas fushatës dhe kjo në një mënyrë apo tjetër ka lënë përshtypje te votuesit se ka një masë interesimi ose zhgënjimi ose edhe thjesht abandonimi pra lënie pas dore, mos respekt i duhur ndaj qytetarit”, ka thënë ai.

    Baraliu, deklaron se në zgjedhjet e 17 tetorit ka pasur ndryshim dhe se ata që kanë punuar kanë arritur të kenë sukses.

    “Subjektet politike që kanë punuar shumë menjëherë pas zgjedhjeve nacionale që ta përmirësojnë imazhin e tyre të rënë në zgjedhjet e fundit nacionale në zgjedhjet lokale dhe si duket në një masë apo tjetër disa subjekte ia kanë arritur”, ka deklaruar Baraliu, për FrontOnline.

    Qytetarët e Kosovës votuan më 17 tetor për të zgjedhur të parin e Komunës.

    Por, ky proces përfundoi vetëm për 16 komuna, pasi që 21 prej tyre kanë shkuar në balotazh, ndërsa një në rivotim./FrontOnline/

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka treguar një detaj intersanat për bisedat që ka pasur me Kryeminstrin e Kosovës, Albin...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, se Serbia kishte “qëndrime shqetësuese” sa i përket çështjes së...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani sot ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e dinarit. Ai është shprehur se për...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku thotë për FrontOnline se ishte gabim përfshirja e VV-së dhe kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet presidenciale në...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i VV-së, Enver Haliti për FrontOnline ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore dhe reagimet nga Fronti Demokratik në drejtim...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Ndër arsyet më të rëndësishme për prerjet ilegale të pyjeve në Maqedoninë e Veriut janë menaxhimi i dobët i pyjeve, e deri...
    Sport25 Prill 2024
    Klubet e Ligës Premier janë përgatitur për një kaos të paparë pasi u zbulua programi i sezonit 2024/25. Skuadrat e elitës së...
    Vip25 Prill 2024
    Adelina Ismaili ka përkujtuar nënën e saj të ndjerë në përvjetorin e tetë të vdekjes së saj, njofton Klankosova.tv. Ajo ka postuar...
    Vip25 Prill 2024
    Sara Gjordeni njoftoi ditë më parë se ajo dhe Bardhi janë në pritje të ëmbël. Ky lajm bëri bujë tejet të madhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.