[wp-story]

Lajme

Matoshi për ndërtimet në Badovc: MMPH-ja nuk ka dhënë leje për një projekt të tillë

Matoshi për ndërtimet në Badovc: MMPH-ja nuk ka dhënë leje për një projekt të tillë
14:03 | 13 Janar 2020

Ministri i MMPH-së Fatmir Matoshi ka reagur në lidhje me ndërtimet afër liqenit të Badovcit.

Matoshi ka sqaruar se MMPH-ja nuk ka dhënë leje për një projekt të tillë pasi nuk ka kompetenca .

“Në bazë të gjitha të dhënave që kemi në MMPH, ju sigurojmë se as kompanitë në fjalë dhe as pronari i tokës, Nuk ka aplikuar dhe Nuk është pajisur me Pëlqim Mjedisor nga MMPH-ja”shkruan Matoshi në Facebook.

Postimi i plotë:

Sqarim rreth shqetësimeve të ngritura për ndërtimet pranë Liqenit të Badocit

Bazuar në njoftimet e bëra nga ana e një grupi të qytetarëve si dhe ngritja e shqetësimit te mediave lidhur me iniciativen rreth një projekti i cili synon te ndërtohet afër Liqenit të Badovcit nga Investitori KAËA Group, 4M Group si dhe një pronari privat të tokës (Rrahman Hajredini), dhe që në vazhdimësi është duke u potencuar se MMPH ka dhënë leje për një projekt të tillë, ju informoj se MMPH nuk ka kompetenca që në këtë rast të lëshoj leje ndërtimore.
Gjithashtu në bazë të gjitha të dhënave që kemi në MMPH, ju sigurojmë se as kompanitë në fjalë dhe as pronari i tokës, Nuk ka aplikuar dhe Nuk është pajisur me Pëlqim Mjedisor nga MMPH-ja.
Sipas kompetencave tona si ministri, përveq pjesës së Planifikimit Hapësinor ne gjithashtu jemi përgjegjës edhe për zonat e mbrojtura dhe në rastin konkret, Zonen e Mbrojtur Ujore të Liqenit të Badovcit, sipas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Nr. 16/127 të datës 24.04.2013
Andaj qfarëdo zhvillimi i planifikuar në atë pjesë duhet të jete në përputhje të plotë me legjislacionin dhe kriteret e parapara si dhe ti nënshtrohet lejeve përkatëse dhe procedurave të parapara me ligj, vetëm pas këtyre procedurave mund të konstatohet se a mund të realizohen projektet e tilla ose jo.
Lidhur me këto shqetësime, sot i kemi dërguar një shkresë për të kërkuar informata nga Komuna së Prishtinës.
Deshiroj të ju siguroj juve dhe të gjithë qyetarët e vendit se inspektoriati i MMPH-së dhe Departamentet tjera përgjegjëse brenda MMPH-së do të jetë aktive në këtë qështje dhe do të kujdesen që të mos ndodhë asnjë veprim i cili mund ta cenoj zonen e mbrojtur të Liqenit te Badovcit dhe kualitetin e ujit nga kushdoqoftë.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera