[wp-story]

Lajme

MASHT ndan grant për OJQ-në e ish-këshilltares së Bytyqit

MASHT ndan grant për OJQ-në e ish-këshilltares së Bytyqit
08:14 | 11 Gusht 2019

Në mars të 2019-s, Ministria e Arsimit bëri një thirrje publike për mbështetje financiare për OJQ-të.

Për projekte të caktuara, MASHT-i ka ndarë mjete financiare deri në 50 mijë euro.

E ndër OJQ-të që u shpallën fituese, ishte edhe organizata United Women’s Associacion.

OJQ kjo e udhëhequr nga Vlora Hoti, ish-këshilltare e ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi, raporton KTV.

Hoti, në të njëjtën kohë, ishte edhe anëtare e degës së Gruas së NISMA-s në Prishtinë.

Kohavision ka kontaktuar edhe me Vlora Hotin. Ajo ka thënë që nuk ka qenë pjesë e strukturave politike.

“Unë nuk kam qenë dhe nuk jam pjesë e asnjë strukture politike, gjë e cila mund të verifikohet. Prandaj, çdo shkrim i cili më etiketon mbi bazën e kësaj natyre, do të pasojë me padi mbi shpifje të cilitdo medium i cili shkruan pa bazë ligjore. Përveç tjerash, ligji thotë se nga cilido rol politik insititucional, kalimi në shoqëri civile apo shërbim civil mund të ndodhë pas 3 muajve. Tashmë kanë kaluar 1.8 vite dhe tematika e stories është target individual”, ka thënë Hoti.

Mirëpo, nga bisedat e ndryshme që televizioni ka pasur me Hotin, është marrë vesh që shuma të cilën e ka fituar organizata e saj kap vlerën e 25 mijë eurove.

Kohavisioni mëson se Vlora Hoti ka punuar në kabinetin e ministrit të Arsimit deri në mars të këtij viti.

“KTV ka kontaktuar edhe Ministrinë e Arsimit, por nuk ka marrë përgjigje nga kjo e fundit.

United Women’s Assocacion është OJQ e hapur në korrik të 2018-s.

E projekti për të cilin ka përfituar kjo OJQ ka të bëjë me hulumtimin rreth orientimit në karrierë të nxënësve të shkollave fillore, klasave të nënta, për regjistrim në shkollat profesionale.

Ajo, në gusht, ka qenë edhe përfituese e një granti nga Ministria e Kulturës, në shumë të 12 mijë eurove.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera