×
  • Lajme
  • Lajme

    Masat kundër Covid-19 po sjellin dëme të mëdha për sektorin e gastronomisë

    FrontOnline
    19 Korrik 2020

    Mbyllja e lokaleve të gastronomisë nga ora 21:00 deri në 05:00, ka shkaktuar telashe të mëdha në funksionimin e bizneseve në Prizren. Ata thonë se në kohën kur mund të fitonin, ata po duhet t’i mbyllin lokalet derisa paralajmërojnë se nëse vazhdon një situatë e tillë, do të detyrohen që t’i mbyllin lokalet e tyre.

    Ibrahim Sallauka i cili është pronar i restorantit “Koha”, thotë se përkundër që masat e ndërmarra nga qeveria mund të jenë të mira për shëndetin e qytetarëve, bizneset e tij janë dëmtuar shumë.

    Sallauka thotë se për shkak të ndalimit të punës së gastronomisë nga ora 21:00 janë detyruar t’i largojnë disa punëtorët nga puna dhe rrezikojnë që t’u ulen pagat punëtorëve që aktualisht janë në punë.

    Sallauka: Këto masa neve si biznese na kanë dëmtuar shumë

    “Këto masat për shkak të shëndetit për njerëzit janë të mira, por për neve bizneset jemi shumë të dëmtuar në këtë rast sepse punën më të madhe e kemi prej orës 20:00, 20:30, deri në 24:00 në këtë kohë të sezone flas por sivjet e shoh që nuk do kemi…Nuk po mund t’i përballojmë këto dhe në këto rrethana jemi deshtë edhe disa punëtor t’i largojmë për shkak se nuk po mund t’i përballojmë këto kushte, edhe punë nuk po kemi…Kemi dy tri pika, kemi larguar punëtorë edhe tash po duhet ka gjashtë orë të punojmë dhe tu themi punëtorëve se do u zbresim pagat, ne kemi një marrëveshje nga pranvera me punëtorë është shumë e vështirë“, u shpreh Sallauka./kp/

    Sallauka shprehet i zhgënjyer me përkrahjen nga institucionet e vendit me qëllim të rimëkëmbjes së tyre.

    Sallauka: Jemi të zhgënjyer me qeverinë

    “Qe 20 vite paguaj tatim dhe tash na ra puna q]ë qeveria të na ndihmoj diçka por jemi pak të zhgënjyer pa marr parasysh se cila qeveri jemi të zhgënjyer se edhe ne nuk po mundemi me përballua…Hiq më shumë se edhe dy muaj me vazhdua dhe nuk do ketë mundësi më me punuar, shumë vështirësi kemi me pas për ta vazhduar biznesin”, theksoi ai.

    Edhe Bilgin Gjigolli pronar i picerisë “Vintage”, në Prizren, ankohet se masat e reja biznesin e tij janë duke e dërguar drejt falimentimit.

    Gjigolli po e pret që dora e shtetit ta ndihmojë sadopak për ta tejkaluar këtë krizë që po e kalon si biznes.

    Gjigolli: Shumë na kanë dëmtuar

    “Na kanë dëmtuar shumë se normalisht ne punojmë prej 21:00 deri në 24:00 të natës, ne normalisht fitimin e kemi qaty, se jena një vend turistik këtu ne duhet me prit një verë ose dy muaj tre muaj për të bërë ndonjë qarkullim apo fitim…Shumë na kanë dëmtuar edhe janar shkurt ne nuk kemi pas punë ka qenë katastrofë, plus këta tre- katër muajt e pandemisë momentalisht ende është duke vazhduar, prej 21:00 me e mbyll dyqanet pse me mbyll në ora 21:00…Jemi duke e pritur një ndihmë prej atyre, ata jo aty në qeveri mu përla njëri me tjetrin ai vjen thotë jo kështu, ky tjetri thotë jo njerëzit janë duke pritur, punëtorët janë duke u frikësuar se nesër pas nesër po ecin nëpër shpija…Nëse vazhdon dhe nuk vjen mërgimtarët bile 40 për qind sigurisht kanë me shkua shumica në falimentim” deklaroi ai.

    Onar Koçbashli anëtar i Odës Hoteleriko-Turistike të Kosovës, thotë se masat për mosqarkullim të bizneseve të gastronomisë nga ora 21:00 deri në 05:00, i ka vendosur në pozitë të rëndë këto biznese.

    Ai pret nga qeveria që të përkrahen maksimalisht këto biznese.

    Koçbashkli: Janë duke vuajtur edhe punëtorët

    “Sa do që ka efekt pozitiv sepse pikë së pari jeta e njerëzve është më e vlefshme sesa shumë gjëra të tjera, nga ana tjetër trend negativ në gastronomi. Është më të vërtetë e rëndë pozita e në përgjithësi nuk po them vetëm në Prizren. Dita ditës kjo po ndikon në aspektin negativ edhe në aspektin e dytë sepse janë duke vuajtur edhe punëtorët të cilët janë duke punuar nëpër këto qendra”, theksoi ai.

    Pas shtimit të rasteve me COVID19 në javët e fundit, Qeveria e Kosovës mori masat që në komunat më të infektuara me COVID-19, të kufizohet lëvizja e qytetarëve nga ora 21:00 deri në 05:00.

    Gjatë kësaj kohe po ashtu u ndalua edhe funksionimi i gastronomisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është liruar nga autoritetet serbe, pas ndalesës që iu bë një ditë më parë në...
    Lajme18 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet lokalisht të ketë...
    Lajme18 Prill 2024
    Mosmbajtja e zotimeve të kryeministrit, Albin Kurti, ndaj bashkësisë ndërkombëtare është shkaku që draft-statuti i Asociacionit duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Një vizitë njëjavore jashtë vendit te familjarët për festën e Bajramit, përfundoi e hidhur për Burim Kastratit nga Gjilani.Në mëngjesin e 17...
    Lajme18 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, pas bllokimit në kufi me Serbinë të mbi 1500 shtetasve kosovarë, tha në se këto veprime nga...
    Lajme18 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje votoi për rekomandimin e anëtarësimit të Kosovës. Tani për këtë vendim...
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria Coudenhove-Kalergi. Për këtë ka reaguar edhe bashkëshorti i saj, Prindon...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi për përzgjedhjen e jurisë vazhdon. Zoti...
    Lajme18 Prill 2024
    Komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutaş, do të marrë pjesë në stërvitjen e Forcave të Armatosura Serbe ‘’Whirlwind 2024’’, Peshter. Pjesëmarrja e tij...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.