[wp-story]

Lajme

Masat e Kosovës që prekin edhe Shqipërinë, Zemaj në Tiranë takon Manastirliun

Masat e Kosovës që prekin edhe Shqipërinë, Zemaj në Tiranë takon Manastirliun
18:11 | 28 Korrik 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar sot në Tiranë me homologen e tij nga Shqipëria, Ogerta Manastirliu, raporton Gazeta Express.

Në këtë takim Ministri Zemaj është shoqëruar nga drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, bëhet e ditur në njoftim.

Në takimin e dy ministrave në Tiranë është biseduar për koordinimin e veprimeve midis dy shteteve në fushën e menaxhimit të pandemisë Covid-19 dhe aspekte të tjera të bashkëpunimit midis dy ministrive respektive në shëndetësi.

Ministrat Zemaj e Manastirliu kanë vlerësuar situatën në dy shtetet sa i përket Covid-19 dhe kanë këmbyer ide rreth përkrahjes reciproke në ballafaqim me pandeminë.

Takimi i dy ministrave vjen në kohën kur në vend po diskutohet mundësia e karantinimit një javor të të gjithë personave që kthehen nga Shqipëria.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera