[wp-story]

Lajme

‘Masakër’ në veri ditën e zgjedhjeve, policia demanton mediat serbe

‘Masakër’ në veri ditën e zgjedhjeve, policia demanton mediat serbe
09:07 | 04 Tetor 2019

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka thënë se Policia në ditën e zgjedhjeve do të realizojë plan të posaçëm në veri të vendit, i cili nënkupton shtimin e aktiviteteve dhe rritjen e numrit të policëve në terren.

Mediet në Beograd paralajmërojnë “vjeshtë të përgjakshme” dhe “masakër” në veri në ditën e zgjedhjeve.

Sa më shumë që po ofrohet dita e zgjedhjeve situata në veri të Mitrovicës vazhdon të tensionohet, për shkak të një varg ngjarjesh që kanë shënuar fushatën elektorale, para së gjithë për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme të Listës Serbe ndaj subjekteve të tjera politike, por edhe për shkak të paralajmërimeve se pak para zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve situata në veri mund të eskalojë.

Madje mediet në Beograd kanë paralajmëruar “vjeshtë të përgjakshme” në veri të Kosovës, por edhe “masakër” në ditën e zgjedhjeve.

Gazeta beogradase “Alo”, siç përcjellin mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës, ka shkruar se “është duke u përgatitur masakër në veri të Kosovës, derisa në shënjestër do të jenë familje të vjetra serbe, a sulmi do të mundë të ndodhë rreth zgjedhjeve të 6 tetorit”.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera