[wp-story]

Lajme

Masaker në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, katër të plagosur (VIDEO)

Masaker në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, katër të plagosur (VIDEO)
15:58 | 05 Shtator 2019
E plotësuar: Policia e Kosovë ka njoftuar se katër persona janë plagosur në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë.Lajmin për Front Online e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajon të Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 16:00.“ Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do te njoftoheni me kohë”, ka thënë ajo për Front Online.

Front Online do t’iu mbajë të informuar.

15:58: Para pak minutave ka ndodhur një vrasje e katërfishtë në njërën nga lagjet e Prishtinës.

Në fotografitë që ka siguruar Express shihen viktimat të shtrirë në afërsi të një objekti. Në vend të ngjarjes shihet se ka dalë edhe Policia. Deri më tani nuk dihen rrethanat dhe motivet e kësaj vrasjeje.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë se aty e kanë parë një person me kallashnikov.

 

 

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera