×
  • Lajme
  • Lajme

    Marshi për Astritin përmes fotografive

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Sot në trevjetorin e vdekjes së anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, është mbajtur marshi në sheshin ‘Skenderbeu’ me moton ‘Një popull për drejtësi’.

    Sot bëhen tri vite kur Dehari vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të paqarta deri më tani.

    Para marshit në Prishtinë, familjarët dhe miqtë e Astritit vendosën lule tek varri i tij në fshatin Zllatar.

    Ndërkaq të pranishëm në marshin “Drejtësi për Astritin” ishin familjarët e tij, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, anëtartë të VV’së, e shumë qytetarë të cilët marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit.

    Në këtë marsh foli edhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili tha se nuk do të ndalet derisa të zbardhet vrasja e Astritit.

    Për ta përkujtuar Astritin në trevjetorin e vdekjes, Komuna e Prishtinës, sot ka ndaluar të gjitha shërbimet për 5 minuta.

    Po ashtu, gjatë ditës ka pasur edhe tjera aktivitete të cilat kanë shënuar trevjetorin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes.

    Së fundmi në Kosovë ka arritur raporti i ekspertizës së Mjekësisë Ligjore të Lozanës. Mjekët zviceranë kanë konstatuar se është pak e mundshme të cilësohet si vetëvrasje rasti i ish-anëtarit të Vetëvendosjes. Tani po kërkohet një hetim i ri për të vërtetuar nëse një person tjetër është i përfshirë në vdekjen e Astrit Deharit.

    Fotografi nga varrezat dhe marshi:

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.