×
  • Lajme
  • Lajme

    Marrja e mandatit të deputetit Arifi mund të bëhet vetëm me 2/3 e votave

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Pa deputetin Arifi, ekzekutivi ka mbetur pa votën që i duhet për të kaluar ligje. Kështu ka deklaruar për Front Online, Eugen Cakolli nga KDI-ja. Ai tha se Arifi edhe pse është paraqitur për vuajtje të dënimit, nuk do të humbë automatikisht mandatin.

    “Përkundër faktit që deputeti Etem Arifi është paraqitur për vuajtje të dënimit, paradoksalisht ai nuk do të humbë automatikisht mandatin. Kjo situatë vjen si rezultat i vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me decertifikimin e kandidatëve, ku e njëjta kishte vendosur që të mos lejohet decertifikimi i kandidatëve apo moslejimi i tyre për të garuar në zgjedhje për çfarëdo arsye, përveç nëse kjo parashihet taksativisht me vendim të formës së prerë. Rrjedhimisht, koha kur deputeti Arifi është dënuar korrespondon me mandatin e legjislaturës së kaluar, e jo aktuales. Prandaj, në këtë rast, nuk gjen aplikim paragrafi 6, pika 3, e nenit 70 të Kushtetutës”, ka thënë ai.

    Cakolli shtoi se në rast se i njëjti nuk jep dorëheqje, mandati i tij do të përfundojë pas 6 muajsh mungesë në seanca.

    “Duke qenë se sipas transkripteve zyrtare ai për herë të fundit ka marrë pjesë në seancën e 3 qershorit, kur edhe ishte zgjedhur Qeveria Hoti, mandati i tij do të përfundoj më 3 dhjetor. Pas këtij afati, me kërkesë të Kryetares së Kuvendit, Komisioni përkatës parlamentar mund të rekomandojë pushimin e mandatit të deputetit. Ky rekomandim duhet të votohet në mbledhjen pasuese të Kuvendit nga 2/3 e deputetëve të pranishëm dhe që votojnë”, shton KDI-ja.

    Mundësi tjetër përveç asaj të vazhdimit të mandatit deri me 3 dhjetor është nëse deputeti e ofron dorëheqjen.

    “Vetëm pas dorëheqjes apo një vendimi eventual për pushim të mandatit mund të iniciohen procedurat për zëvendësimin e deputetit Arifi, sipas të cilave kryetarja e Kuvendit duhet që fillimisht të njoftojë presidentin për mbetjen e një mandati të zbrazët, duke i hapur rrugë këtij të fundit që të kërkojë nga KQZ-ja të rekomandojë personin që do të mbushë mandatin e lirë”, ka shtuar Cakolli.

    Sipas ligjit, deputeti Arifi duhet të zëvendësohet nga një kandidat më i votuar i gjinisë së njëjtë, në kuadër të listës zgjedhore të subjektit politik PAI. Ky kandidat, sipas rezultateve zyrtare të zgjedhjeve të 6 tetorit, është Qazim Rahmani.

    Lajmi i plotë:

    A merret Kushtetuesja me ligjshmërinë e votës së deputetit Arifi? Flet ish-kryetari Enver Hasani

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka komentuar arrestimin e politikanëve serbë, Aleksandar Arsenijeviq dhe Ivan Orloviq, që u arrestuan sot në Veri,...
    Lajme10 Shtator 2024
    Këtë të martë në Mitrovicë të Veriut është arrestuar politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq, pasi i fishkëlleu kryeministrit të vendit, Albin Kurti. Për...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kyreministri i vendit, Albin Kurti, nuk ka komentuar fare paralajmërimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i cili tha se brenda 72 orësh...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Irani ka dërguar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Rusi, Kremlini “ka gjasa t’i përdorë ato brenda javësh në Ukrainë”,...
    Lajme10 Shtator 2024
    Një nga figurat më kyçe të AAK-së, Ardian Gjini ka komentuar paralajmërimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se do përgjigjet me masa...
    Lajme10 Shtator 2024
    KFOR-i ka bërë të ditur se qëndrimi i tyre për hapjen e urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve ka qenë transparent...
    Lajme10 Shtator 2024
    Janë liruar dy politikanët serbë që prishen qetësinë gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në veri. Lajmin e konfirmoi Veton...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    “PD në zgjedhjet e ardhshme zor se merr më shumë mandate sesa në 1997”. Dy ditë pas këtij parashikimi të kryeministrit të...
    Lajme10 Shtator 2024
    Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ia ka ulur dënimin ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafës nga 22...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.