×
  • Lajme
  • Lajme

    Marrëveshjet për hekurudhën dhe hidrocentralin pritet të nënshkruhen në shtator

    FrontOnline
    17 Gusht 2020

    Mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës pritet të mbahet pas mesit të shtatorit në Shkodër, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të reja mes dy qeverive. Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, e cila bashkë me homologun Erion Braçe është e ngarkuar për përgatitjen e mbledhjes së dy qeverive. Balaj-Halimaj ka thënë se në këtë mbledhje do të nënshkruhen tri marrëveshje të “mëdha”.

    “Ne kemi filluar me takime të cilat do ta organizojnë mbledhjen e përbashkët ndërmjet dy qeverive, e cila pritet të mbahet në pjesën e dytë të shtatorit. Javën e kaluar kam pasur takim me Këshillin Organizativ dhe jemi në punë e sipër për t’u koordinuar mes dy qeverive për marrëveshjet e radhës. Janë tri marrëveshje, më të mëdha do t’i quaja, e para është dogana në Durrës, linja hekurudhore dhe hidrocentrali që do të ndërtohet në Republikën e Shqipërisë për Kosovën”, ka thënë zv.kryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, shkruan KOHA.

    “Eliminimi i të gjitha barrierave që po pamundësojnë jetësimin e plotë të marrëveshjeve të arritura më herët, siç është unifikimi i kodit doganor, njohja e dokumentacioneve reciproke për eksport dhe import, si dhe kërkesa e Odës së Farmacistëve të Kosovës për listën e çmimeve të barnave esenciale -janë disa probleme të tjera që kërkojnë zgjidhje nga qeveritë respektive”.

    Mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në shtator në Shkodër e ka paralajmëruar një muaj më parë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

    “Jemi dakorduar për të përcaktuar një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive, me shpresën që situata jo e lehtë e lidhur me COVID-in të na e mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit”, ka thënë Rama.

    Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti, ka theksuar se tashmë ka ardhur koha për veprime praktike krahas mbajtjes së mbledhjeve të përbashkëta.

    “Tanimë është bërë një praktikë bashkëpunimi jonë, i mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive. Unë besoj që tash duhet të kalojmë në terma shumë praktikë të bashkëpunimit tonë të përditshëm”, ka deklaruar Hoti gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë.

    Paraardhësi i Hotit, ish-kryeministri Albin Kurti, ka pohuar se midis Shqipërisë e Kosovës janë nënshkruar 77 marrëveshje, por asnjëra prej tyre nuk ka gjetur zbatim.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Shkurt 2025
    Gazetari Flamur Gajtani ka komentuar përbërjen e emrave të kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje që morën vota më shumë. Në Rubikon...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar një mori urimesh nga liderë të shumtë të shteteve të ndryshme të botës. Presidenca e Kosovës ka...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Aivo Orav, shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, deklaron se për heqjen e masave ndaj Kosovës duhet konsensusi i 27...
    Të tjera
    Lajme19 Shkurt 2025
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka shkruar në Facebook se i ka dhënë dhuratë të vogël mirënjohëse ministrit gjerman Cem...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Xhevdet Pozhari, analist politik, ka thënë se shumë deputetë, pavarësisht se kishin një numër dinjitoz votash, nuk do të jenë më në...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Misioni paqeruajtës i NATO’s në Kosovë, KFOR, ka thënë se zyrtarët amerikanë e kan bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj Aleancës...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Presidentja e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter, ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në mesazhin e...
    Lifestyle19 Shkurt 2025
    Dashi Gjatë kësaj dite nuk do hezitoni aspak të hidhni hapa të rëndësishme dhe do mundoheni ta zbukuroni të ardhmen. Nëse jeni...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Analisti politik Blerim Canaj  ka theksuar se Kosova, si një zonë e vetme zgjedhore, ka krijuar një situatë ku disa kandidatë kanë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.