Bota/Rajoni

Marrëveshjet historike: Donald Trump nominohet për çmimin Nobel për paqe

Marrëveshjet historike: Donald Trump nominohet për çmimin Nobel për paqe
11:42 | 09 Shtator 2020

Presidenti amerikan, Donald Trump është nominuar për çmimin Nobel për paqe pas arritjes së marrëveshjes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ai është nomunuar nga një anëtar i parlamentit norvegjes, Christian Tybring-Gjedde, i cili e ka lavdëruar Trumpin për arritjet e tij në zgjidhjen e konflikteve rreth botës.

“Për meritën e tij, mendoj që ai duhet të nominohet për çmimin për paqe”, ka thënë ai.

Tutje në letrën e tij të nominimit, deputeti norvegjez ka thënë se nëse vendet tjera do t’i merrnin shembull kjo marrëveshje, atëherë e njëjta do ta ndryshonte komplet lojën.

Vlen të theksohet se Trump ditë më parë arriti të nënshkruajë marrëveshje edhe mes Kosovës e Serbisë, gjë që nga diplomatët amerikanë u cilësua historike.

Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company

Të tjera