Bota/Rajoni

Marrëveshja për 5G në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorja kineze i shkon në zyre Vuçiqit për t’i kërkuar shpjegime

Marrëveshja për 5G në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorja kineze i shkon në zyre Vuçiqit për t’i kërkuar shpjegime
12:36 | 11 Shtator 2020

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. E një ndër pikat e marrëveshjes të nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka të bëjë me pajtimin e palëve që ta ndalojnë përdorimin e pajisjeve të dyshimta për 5G që lidhet me kompani kineze.

Si rezultat i kësaj, Vuçiq mund të prishet me Kinën. Kjo për shkak se Serbia kishte nënshkruar një marrëveshje paraprakisht me kompaninë kineze Huawei në vitin 2017, që parashihte që Serbia të bashkëpunonte me Kinën në zhvillimin e internetit 5G.

Në marrëveshje thuhet se “të dy palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G të furnizuar nga shitës të pabesueshëm në rrjetet e tyre të komunikimit. Kur pajisjet e tilla janë tashmë të pranishme, të dy palët do të angazhohen për heqjen dhe përpjekjet e tjera të ndërmjetësimit në mënyrën e duhur”.

E Vuciq sot ka pritur ambasadoren kuneze të cilën e ka njoftuar për marrëveshjen në Washington dhe bisedimet në Bruksel, ka njoftuar presidenca serbe.

Vuciq i ka cuar përshëndetje Presidentit të Kinës të cilin e ka falënderuar që nuk e njeh Kosovën. Ndërkohë që ambasadorja kineze ka thënë se Kina nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj karshi Kosovës dhe se do ta mbështes Serbinë në arenën ndërkombëtare për këtë cështje.

Në njoftim nuk janë dhënë detaje për marrëveshjen 5G, por thuhet se Serbia i ka premtuar Kinës vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e telekomunikacionit.

Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)

Të tjera