×
  • Lajme
  • Lajme

    Marrëveshja e fshehtë e Avdullah Hotit me Blerim Devollin për Telekom -“Z-mobile”

    FrontOnline
    15 Janar 2021

    Pas gati 2 muajsh që Z Mobile kishte bllokuar xhirollogaritë e Telekomit, për shkak të borxhit që kërkonte sipas tyre për shkëputje të parakohshme të kontratës, me intervenimin e qeverisë Hoti, konkretisht Ministrisë së Ekonomisë, u arrit një marrëveshje mes Devollëve dhe PTK-së.

    Gazeta inFokus ka siguruar dokumentin e kësaj marrëveshje të cilën qeveria nuk e bëri asnjëherë publike e madje nuk u fol asnjëherë për detaje të kësaj marrëveshje, vetëm u përmend një herë sipërfaqësisht nga ish ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi, i cili tha se marrëveshja është arritur.

    E nga kjo marrëveshje të vetmit të cilët po dëmtohen janë punëtorët e Telekomit dhe Postës së Kosovës ku një pjesë e tyre ka mbetur pa paga.

    Marrëveshja u quajt “Marrëveshje mirëkuptimi” por që në fakt obligon Telekomin të paguajë borgjin ndaj Z Mobile në një afat kohor prej dy vitesh, e pagesa e parë është bërë, sot me 15 janar, një shumë prej 740 mijë euro.

    Dhe një shumë të tillë, Telekomi i Kosovës do të paguajë çdo muaj që nga data e sotme, e me çka rrezikon që punëtorët e kësaj ndërmarrjeje të mbesin pa paga, e që disa nuk e kanë marrë ende as pagën e dhjetorit.

    Sipas marrëveshjes të cilën e ka siguruar Gazeta inFokus,  sipas nenit 2, palët kanë këto detyrime:

    Gazeta inFokus kishte raportuar një muaj më parë për këtë marrëveshje të arritur në mes të Z Mobile dhe Telekomit, e cila u konfirmuar nga zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit vetëm pasi u telefonuan nga redaksia e inFokusit.

    Mirëpo prapë nuk u dhanë detaje të kësaj marrëveshje. Po ashtu edhe Kryetari i Sindikatës së Punëtoreve të Telekomit, Lamih Balaj për Gazetën inFokus kishte pohuar se nuk ka qenë në dijeni se në ditën e zhbllokimit të xhirollogarive është arritur kjo marrëveshje.

    Balaj këtë e ka quajtur, zhvatje të buxhetit të Telekomit.

    “Jo unë nuk kam pas mundësi me pa këtë marrëveshje të arritur për kthimin e kishe borxhit ndaj Z-mobile, qeveria konkretisht ministri Kuçi ka qenë ndërmjetësues dhe ne nuk kemi që të pranishëm sepse për ne ky borxh është zhvatje e buxheti nga krimi i organizuar dhe ne kemi kërkuar dhe kërkonim që Qeveria te ngre padi ndaj ish kompanisë Z-Mobile në gjykatë për shkak të mjeteve të zhvatura të lidhura mbi kontrata të dëmshme”, kishte deklaruar Balaj.

    Edhe Muhamet Xhemajli, Kryetar i Sindikatës Profesionale të Telekomit të Kosovës, kishte deklaruar se qeveria e Kosovës e ka bërë të qartë se prioritet i ka Devollët dhe jo kompanitë publike.

    “Tashmë është e qartë se prioritet i Qeverisë është Devolli dhe jo kompanitë publike të cilat po falimentojnë me bekimin dhe para syve të Aksionarit”, kishte pohuar Xhemajli.

    Sipas tij, kryeministri Hoti dhe ish-ministri Kuçi përveç që nuk e kanë mbajtur zotimin e tyre publik, ata kanë vazhduar së injoruari çdo kërkesë të Telekomit për mbështetje, madje duke bllokuar dhe duke mos qenë as garantues i ndonjë huaje apo kredie, barrë kjo që e obligon Aksionarin bazuar në Ligjin për Ndërmarrjet Publike.

    “Nëse dikush ka kontribuar në degradim ekstrem të Telekomit, sidomos në kushtet e pandemisë, është vetë Aksionari dhe përgjegjësia bie direkt mbi të”, tha Xhemajli duke paralajmëruar një revoltë të thellë të punëtorëve të Telekomit, në rast se nuk ndryshon kjo qasje e Qeverisë që favorizon Devollët, që detyron Telekomin t’ia paguajë 740 mijë euro Z Mobile dhe kështu të shkel me të dy këmbët premtimet e veta./Gazeta inFokus/ 

    DOKUMENTI  

         

     

     

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye me presidentin Aleksandër Vuçiq, do vetëm t’i tregojë muskujt...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka treguar një detaj intersanat për bisedat që ka pasur me Kryeminstrin e Kosovës, Albin...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, se Serbia kishte “qëndrime shqetësuese” sa i përket çështjes së...
    Të tjera
    Vip25 Prill 2024
    Ylli Limani ka habitur me një sulm thumbues në rrjete sociale. Nuk dihet nëse fraza i dedikohet dikujt, apo mos ndoshta është...
    Vip25 Prill 2024
    Artisti shqiptar Liri Tahiri, i cili ka shkëlqyer së fundmi në tregun muzikor me hitet e tij si “Maybach”, “Bulena” dhe “Zemër”,...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku thotë për FrontOnline se ishte gabim përfshirja e VV-së dhe kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet presidenciale në...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i VV-së, Enver Haliti për FrontOnline ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore dhe reagimet nga Fronti Demokratik në drejtim...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Ndër arsyet më të rëndësishme për prerjet ilegale të pyjeve në Maqedoninë e Veriut janë menaxhimi i dobët i pyjeve, e deri...
    Sport25 Prill 2024
    Klubet e Ligës Premier janë përgatitur për një kaos të paparë pasi u zbulua programi i sezonit 2024/25. Skuadrat e elitës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.