×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mark Gjonaj: Zgjedhjet e 30 gushtit historike për shqiptarët në Mal të Zi

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    “Zgjedhjet e 30 Gushtit janë një moment historik për shqiptarët në Mal të Zi, që edhe pse të ndarë tashmë në dy lista, të mund të votojnë shqip që të sigurojnë një përfaqësim më gjithëpërfshirës dhe të denjë të shqiptarëve në parlamentin e Malit të Zi”, deklaron në një intervistë për ATSH, Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Qytetit të New Yorkut.

    Diaspora shqiptare në SHBA e mbledhur rreth Koalicionit të organizatave shqiptaro-amerikane nga Mali i Zi, kanë këmbëngulur dhe bërë thirrje që i gjithë spektri politik shqiptar të bashkohet me qëllim unifikimin dhe përfaqësimin e përbashkët në zgjedhjet e përgjithshme të 30 gushtit.

    Në intervistën për ATSH, Gjonaj shprehet se edhe pse nuk u arrit që partitë shqiptare të bashkoheshin në një listë të vetme, kjo nuk e ndalon angazhimin për mbështetjen e kandidatëve shqiptarë në këto zgjedhje.

    “Së bashku me përfaqësues të Koalicionit të Organizatave të Komunitetit Shqiptar në Amerikë, me origjinë nga Mali i Zi, u angazhuam për një marrëveshje në mënyrë që të gjitha partitë shqiptare të bashkoheshin në një listë të vetme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Duke u nisur nga suksesi dhe rezultati pozitiv i bashkimit të subjekteve në Komunën e Malësisë-Tuz vitin e kaluar, ne kishim arsye të bindshme se të bashkuar jemi më të fortë dhe jemi në pozitë të mbrojmë më mirë interesat e shqiptarëve në Mal të Zi. Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi, por kjo nuk na ndalon në punën dhe angazhimin tonë që të vazhdojmë të punojmë për mbështetjen e kandidatëve shqiptarë dhe elektoratit shqiptarë në këto zgjedhje”, deklaroi Gjonaj për ATSH.

    Anëtari i Këshillit Bashkiak të Qytetit të New Yorkut, thekson më tej se elektorati shqiptar dhe Diaspora duhet të vlerësojnë këtë moment historik për të tashmen dhe të ardhmen, për të bashkuar të gjitha forcat dhe për të avancuar pozitën e shqiptarëve në qeverisje dhe vendimmarrje.

    Mark Gjonaj i konsideron historike zgjedhjet e 30 Gushtit 2020 që do të përcaktojnë edhe ekzistencën dhe vazhdimësinë shqiptare në Mal të Zi.

    Gjonaj thotë për ATSH se bashkimi, bashkërendimi dhe bashkëpunimi i faktorit politik shqiptar në një listë dhe platformë është rruga e vetme e avancimit të shqiptarëve në Mal të Zi.

    “Duke qenë të vetëdijshëm për gjendjen e pafavorshme e diskriminuese politike, ekonomike dhe sociale të shqiptarëve në Mal të Zi, rrezikut nga shpërnguljet dhe asimilimi-Faktori politik, elektorati shqiptar dhe Diaspora duhet të vlerësojnë këtë moment historik për të tashmen dhe të ardhmen, për të bashkuar të gjitha forcat intelektuale, akademike dhe shoqërore brenda dhe jashtë vendit për të avancuar pozitën e shqiptarëve në qeverisje dhe vendimmarrje, në frymën e respektit dhe bashkëjetesës fetare per përmirësimin e gjendjes politike, sociale dhe ekonomike të shqiptarëve në këto treva; për avancimin tonë si popull autokton në këto troje, për të mbështetur listat shqiptare dhe për të votuar shqip”, deklaron Gjonaj për ATSH.

    Ndërsa na ndajnë vetëm pak ditë nga mbajtja e këtyre zgjedhjeve, Mark Gjonaj i bën thirrje gjithë spektrit politik dhe elektoratit shqiptar që të votojnë me mençuri dhe me zemër vetëm për subjektet politike shqiptare.

    “Ky është momenti që ata të përfaqësohen denjësisht andaj ju bëjmë thirrje të gjithë spektrit politik, elektoratit shqiptar, Diasporës dhe vëllezërve dhe motrave tonë në atdhe, të votojnë me mençuri, të votojnë me zemër dhe të votojnë vetëm për subjektet politike shqiptar. Një thënie e vjetër thotë “Nëse dëshiron të shkosh shpejt, shko vetëm. Nëse do të shkosh larg, shkoni së bashku”, thekson Gjonaj për ATSH.

    Në intervistën për ATSH, anëtari i Këshillit Bashkiak të Qytetit të New Yorkut, kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës, iu përgjigj interesit edhe për ndryshimet e miratuara për Kodin Zgjedhor në Shqipëri, veçanërisht sa i përket të drejtës për të votuar nga emigrantët shqiptarë.

    Gjonaj thotë për ATSH se Diaspora është në të vërtetë thesari më i madh jo vetëm i Shqipërisë, por i shqiptarëve në trojet tona etnike.

    “E drejta e votës për shtetasit shqiptarë jashtë vendit, ka qenë në fokus të punës të Këshillit Koordinues të Diasporës dhe jemi krenar për përpjekjet dhe punën për të ardhur deri këtu dhe shpresoj që në zgjedhjet e 2021 të dëgjohet zëri i Diasporës si asnjëherë më parë. Procesi i integrimit të Diasporës fillon duke e parë Diasporën si partnere në të gjitha aspektet sepse më shumë shqiptarë jetojnë jashtë kufijve administrativë se brenda”, tha Gjonaj për ATSH.

    Në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, lista shqiptare Genc Nimanbegu – Nik Gjeloshaj, përbëhet nga Forca e Re Demokratike, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare, Lëvizja “Perspektiva” dhe Unioni i Tuzit me një platformë të qartë që ofron zgjedhjen më të mirë për të zgjidhur problemet e popullit shqiptar.

    Emërova anëtarët e rinj të Bordit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike. Puna e Bordit, kompetencat dhe përgjegjësitë janë të rregulluara me udhëzimin administrativ. Bordi, në baza të rregullta, do t’i raportoj ministrit. Puna e tyre e pavarur, do ta ketë përkrahjen time të plotë.

    Qëllimi i politikave tona është që të fuqizohen kapacitetet profesionale dhe shërbimet mjekësore brenda Kosovës, ashtu sikur jemi shumë të vendosur dhe të përkushtuar për të rritur sasinë dhe cilësinë e shërbimeve ekzistuese.

    Prioritet në këtë drejtim është ulja e numrit të pacientëve që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit deri në 50%. Kuadrit tonë të shkëlqyer shëndetësor, ju duhen kushte për ta realizuar këtë objektiv.

    Fondet buxhetore që do të kursehen, planifikojmë t’i shndërrojmë në investime për kuadrin tonë dhe pajisjet moderne. Për këtë prioritet, pres të kem edhe përkrahjen e ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Shkurt 2025
    Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokratike në “Edicionin Special”, tha se i kishin pritshmëritë më të larta në këto zgjedhje. Berisha tha se...
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ishte i pranishëm në pritjen e zhvilluar nga ambasada e Prishtinës në Tiranë, me rastin...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar procesi i transformimit të FSK-së në forcë me kapacitete ushtarake pritet të përfundojë në vitin...
    Të tjera
    Lajme14 Shkurt 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe kryeministrin e Holandës, Dick Schoof. Osmani...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7, ku po diskutohet për zgjedhjet, ka thënë...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Në Kosovë u shënua 14 shkurti, siç njihet si Dita e të Dashuruarve, ku përveç dashurisë, këtë ditë e bëjnë të veçantë...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Në qendrën kryesore spitalore të vendit, ndodhi një rast i pazakontë. Një mjeke u mbyll në dhomën e kujdestarisë nga burri i...
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Pengjet, sipas njoftimeve të Hamasit dhe autoriteteve izraelite, përfshijnë 36 vjeçarin amerikano-izraelitin Sagui Dekel Chen, banor i vendbanimit Niz Oz në jug...
    Vip14 Shkurt 2025
    Ditën e sotme, banorët e “Big Brother Vip Albania” u surprizuan nga lulet që morën nga të dashurit e tyre. Edhe Jozi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.