Kryeministri teknik i Maqedonisësë Veriut Oliver Spasovski ka deklaruar sot se Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk do të diskutojë për mbylljen e kufijve veriorë që e lidhin vendin me Kosovën dhe Serbinë.
Spasovski, sot bëri të ditur se mbetet në fuqi vendimi i fundit i ekzekutivit që kufijtë të jenë të hapur, pa kushte për hyrje dhe dalje.
Ai po ashtu tha se Qeveria nuk do të sjellë vendim politik për mbylljen e kufijve.
“Kjo nuk është çështje politike. Për këtë Qeveria nuk mund të sjell vendim politik. Duam të sjellim vendime që i sollëm deri tani, bazuar në vlerësime shkencore, në vlerësime të epidemiologëve. Nëse ata vlerësojnë se duhet të ketë ndonjë masë të veçantë, atëherë do të diskutojmë në Qeveri”, u shpreh Oliver Spasovski, kryeministër Teknik.

Të tjera
-
22:00 | 13 Gusht 2022
-
21:58 | 13 Gusht 2022
-
21:23 | 13 Gusht 2022
-
21:21 | 13 Gusht 2022
-
21:02 | 13 Gusht 2022
-
20:49 | 13 Gusht 2022
-
20:46 | 13 Gusht 2022
-
20:22 | 13 Gusht 2022
-
20:19 | 13 Gusht 2022
-
20:17 | 13 Gusht 2022
-
19:29 | 13 Gusht 2022
-
19:25 | 13 Gusht 2022