×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Maqedonia e Veriut do të aplikojë orë policore

    FrontOnline
    08 Mars 2021

    Nga dita e mërkurë, Maqedonia e Veriut do të shtrëngojë masat për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit të ri.Masat, të cilat të martën pritet të miratohen nga qeveria, parashikojnë ndalimin e plotë të lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

    Këto masa janë propozuar nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive, pas rritjes së rasteve me koronavirus në tre javët e fundit.

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se kufizimet do të vlejnë të paktën dy javë.Sipas tij, shtrëngimet do të bëhen pasi në objektet e gastronomisë nuk po respektohen masat në orët e vona të mbrëmjes dhe vërehen grupime në to sikur edhe në hapësirat publike.

    “Nuk po respektohen masat dhe kjo ka bërë që të kemi rritje të rasteve të personave të sëmurë me COVID-19”, ka deklaruar të hënën Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

    “Klinikat e brendshme në Shkup janë në gatishmëri dhe të gatshme për të pritur pacientët me COVID-19. Spitalet nuk janë të ngarkuara aq e fortë sikur në nëntor dhe kjo është me rëndë. Është e vështirë të thuash nëse kjo tendencë do të vazhdojë, nëse do të ketë valë të re apo nëse do të ruhet gjendja e tanishme. Ekzistojnë mendime të ndara midis epidemiologëve për këtë çështje. Por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përgatitur.

    Këto masa do të jenë të vlefshme për 2 javë, por natyrisht ne jemi duke monitoruar situatën dhe është e mundur që të ketë ndryshime”, ka deklaruar ministri maqedonas i Shëndetësisë.Maqedonia e Veriut të dielën ka pranuar 3.000 vaksina ruse Sputnik V, nga rreth 200.000 sa janë porositur nga Rusia për vaksinimin e popullatës për mbrojtje nga koronavirusi.Ky vend deri më tani ka pranuar rreth 8.000 doza vaksinash të kompanisë amerikane Pfizer, edhe atë si donacion nga Serbia.Prej shpërthimit të pandemisë, me koronavirus në Maqedoninë e Veriut janë të diagnostikuar mbi 107.000 persona. Prej tyre 3.195 e kanë humbur jetën, rreth 95.000 janë shëruar ndërsa aktive janë rreth 9.300 raste./rel

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Një gjykatë në Moskë e ka refuzuar më 23 prill ankesën e gazetarit amerikan, Evan Gershkovich kundër zgjatjes së periudhës së paraburgimit...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) raportohet se ka arrestuar një burrë në Kharkiv i dyshuar se ka ndihmuar sulmet ajrore ruse...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    SPB Tetovë njofton se është denoncuar një rast i shkeljes së heshtjes zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Një 19-vjeçar...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Në një rast të pashembullt në historinë e Shteteve të Bashkuara avokatët që përfaqësojnë ish Presidentin Donald Trump do të përpiqen të...
    Lajme23 Prill 2024
    Historiani dhe profesori universitar, Nuri Bexheti, ka folur për përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në fushatën parazgjedhore në Maqedoninë e...
    Lajme23 Prill 2024
    Dje Departamenti i Shtetit për të Drejtat e Njeriut ka publikuar raportin e fundit, për vitin 2023 nga ku u theksua edhe...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar, në lidhje me çështjen e të zhdukurve me dhunë...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Një gjykatë në Moskë e ka refuzuar më 23 prill ankesën e gazetarit amerikan, Evan Gershkovich kundër zgjatjes së periudhës së paraburgimit...
    Lajme23 Prill 2024
    Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore, njofton se ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.