×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Maqedoni: Beteja me pandeminë vazhdon, pozitiv me COVID-19 mbi 10 përqind e të testuarve

    FrontOnline
    17 Korrik 2020

    Testet e fundit për COVID-19 kanë rezultuar në më shumë se 10 për qind të infektuar të rinj me koronavirus. Në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se janë kryer 830 teste dhe janë regjistruar 94 raste të reja me COVID-19. Edhe mëtej numri më i madh i të infektuarve të rinj nga koronavirusi regjistrohet në Shkup. Por përveç rasteve të reja të koronavirusit, autoritetet shëndetësore informuan se janë 42 pacientë të shëruar, numri më i madh i të cilëve janë nga kryeqyteti.

    Në të njëjtën kohë, në Klinikën për sëmundje infektive, në SPQ “8 Shtatori”, në Spitalet e përgjithshme në Prilep, Strugë dhe Gostivar, kanë vdekur dje tetë pacientë të cilët ishin pozitivë në COVID-19.

    Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID-19 në vend nga fillimi i epidemisë është 8.623, numri i pacientëve të shëruar është 4.603, i të vdekurve është 401, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3.619. Sot është evidentuar një test kontrollues dhe korrigjimi për katër persona të shëruar nga Kratova për shkak të gabimit teknik.

    Që nga fillimi i pandemisë në Shkup, janë regjistruar mbi katër mijë të infektuar me COVID-19, nga të cilat 1.823 janë akoma aktiv. Pas kryeqytetit, Tetova është në vendin e dytë me numrin më të madh të të infektuarve, gjithsej 900, prej të cilëve 291 persona janë akoma pozitivë në COVID-19, gjegjësisht Kumanova me 882 raste, nga 214 pacientë janë akoma aktiv.

    Njëherit, Ministria e Shëndetësisë sot kumtoi se është vendosur ambulanca e përgjithshme montuese në përbërje të Klinikës universitare për sëmundje të fëmijëve, si pjesë e aktiviteteve për kthimin e punës së rregullt të një pjese të klinikave, ndërkaq me qëllim të mbrojtjes nga përhapja e mundshme e COVID-19 tek pacientët më të vegjël.

    “Në këtë ambulancë montuese do të kontrollohen të gjithë fëmijët të cilët nuk janë të caktuar përmes sistemit elektronik TerminiIm. Këta fëmijë deri më tani kontrolloheshin në ambulancat në ndërtesën e Klinikës së fëmijëve, ndërsa për shkak të pandemisë aktuale me COVID-19, pacientët të cilët do të vijnë për kontroll, edhe fizikisht do të distancohen nga pacientët e tjerë të cilët janë caktuar përmes sistemit TerminiIm, me qëllim të mbrojtjes nga përhapja e koronavirusit mes pacientëve”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

    Në ambulancën e re montuese ka dhomë për intervenime, dhoma për kontroll të pacientëve, dhomë infermieresh, toalet, sportel dhe sallë pritëse për pacientët. Objekti është plotësisht i klimatizuar dhe do të funksionojë në pajtim me të gjitha standardet për trajtim të sigurt të pacientëve.

    Nga Klinika për sëmundje të fëmijëve, siç ceket, përmendin se fëmijët të cilët janë të dyshimtë apo janë me simptoma të COVID-19 edhe më tutje do të kontrollohen dhe hospitalizohen në Spitalin për sëmundje të mushkërive Kozle dhe në Klinikën infektive.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Shkurt 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një 75-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht. 75-vjeçari u hodh nga ndërtesa e...
    Bota/Rajoni12 Shkurt 2025
    Shqiptarja Elona Kalesha është dënuar zyrtarisht me 30 vite burg për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit, Teuta dhe Shpëtim Pasho. Trupat...
    Bota/Rajoni12 Shkurt 2025
    Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas hetimit dhe arrestimit tw kryebashkiakut tw Tiranws Erion Veliaj. Sipas këtij reagimi, delegacioni i...
    Të tjera
    Lajme12 Shkurt 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e parë të Kryesisë pas zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit, ku është vlerësuar...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbahet aktgjykimi ndaj të akuzuarit Dalibor Spasiq, ndaj gazetarit të RTV21,...
    Bota/Rajoni12 Shkurt 2025
    Shqiptarja Elona Kalesha është dënuar zyrtarisht me 30 vite burg për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit, Teuta dhe Shpëtim Pasho. Trupat...
    Bota/Rajoni12 Shkurt 2025
    Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas hetimit dhe arrestimit tw kryebashkiakut tw Tiranws Erion Veliaj. Sipas këtij reagimi, delegacioni i...
    Sport12 Shkurt 2025
    Pas gjithsej 13 sezonesh, 10 trofesh dhe mbi 400 ndeshjesh me Baselin, Taulant Xhaka do t’i jep fund karrierës së tij profesionale...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Zgjedhjet e 9 shkurtit duket se nuk i kënaqën asnjë nga partitë e mëdha në Kosovë. E para që doli në listë,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.