[wp-story]

Auto&Tech

Manjati i Cryptocurrency vdiq duke lënë 145 milion dollarë në harresë

Manjati i Cryptocurrency vdiq duke lënë 145 milion dollarë në harresë
19:01 | 16 Dhjetor 2019

Juristët e cryptocurrency Quadriga CX, kërkojnë që autoritetet kanadeze të zhvarrosin dhe të ekzaminojnë trupin e themeluesit të ndjerë, Gerald Cotten, për të kontrolluar nëse personi i varrosur është me të vërtetë ai.

Cotten, bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i Quadriga, vdiq në dhjetor 2018 nga komplikacionet e sëmundjes Crohn ndërsa po udhëtonte drejt Indisë.

Në atë kohë, Quadriga një nga kompanitë më të mëdha të këmbimit të cryptocurrency, tha se nuk kishte akses në astet e tij dixhitale.

Të paktën 145 milion dollarë mbetën të ngrira në llogarinë e Cotten.

Vdekja e Cotten e zhyti Quadrig në krizë dhe në “luftë” për të gjetur të ardhurat për kompensimin e 100.000 përdorues të monedhës.

Tani është kërkuar zhvarrosja dhe bërja e autopsisë në trupin e Cotten për të konfirmuar identitetin e tij dhe shkakun e vdekjes duke pasur parasysh rrethanat e diskutueshme që lidhen ndarjen e tij nga jeta dhe humbjet e mëdha të përdoruesve të prekur.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera